Ferguson: Januzaj meriton të jetë në ekipin e parë

Trajneri i mirënjohur skocez, Sir Alex Ferguson, ka lavdëruar aftësitë e talentit kosovar, Adnan Januzaj. Trajneri i Manchester United ka thënë se anëtari i skuadrës rezervë të ‘Djajve të Kuq’ është lojtari që planifikon ta thërret për skuadrën e parë, ndoshta edhe gjatë këtij stinori.

“Adnan Januzaj dhe Nick Powell luajtën të hënën me rezervat dhe unë i thash vetës sime: Këta sigurisht se janë lojtarë për skuadrën e parë të Manchester United. Ata kanë aftësi të jashtëzakonshme dhe ju mund ta vëreni një gjë të tillë. Dhe nëse ata na e lënë ne që t’ua bëjmë planin për karrierën e tyre, atëherë ata do të jenë në nivelin e (Danny) Welbeck”, theksoi Ferguson për mediat britanike.

Të kujtojmë se ishte pikërisht Ferguson ai që solli në akademinë e skuadrës së tij Januzajn, duke e cilësuar atë si pasardhës të David Beckham.

Lajme të ngjashme

Back to top button