RMV, në mesnatë do të shtrenjtohet çmimi i benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që nga mesnata të shtrenjtojë çmimet me pakicë të derivateve të naftës. Kështu çmimi i Euro Super BS-95, euro Super BS-98 dhe euro Dizlei do të shtrenjtohen për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) mbetet në të njëjtin nivel, transmeton Portalb.mk.

Me këtë vendim, çmimi me pakicë për një litër Euro Super BS-95 do të kushtoj 67.50 denarë, Euro Super BS-98 do të kushtoj 69.50 denarë për litër dhe Euro Dizeli do të shitët për 60.00 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së, çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS rritet me 0,262 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 33,881 denarë.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button