KSI do të konstatojë nëse janë përmbushur kushtet që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të fillojë seancat në sallën e zakonshme

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut është duke e shqyrtuar mundësinë që seancat parlamentare të fillojnë të mbahen në sallën Maqedonia, përkatësisht në sallën ku janë mbajtur seancat para pandemisë. Në drejtim të kësaj, kryeparlamentari Talat Xhaferi, sot zhvilloi takim me përfaqësues të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, për të marrë mendim nëse ka kushte për këtë gjë, transmeton Portalb.mk.

“Sot kisha takim me kryetarin dhe përfaqësuesit e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse të cilët kryen kontroll të sallave dhe hapësirave ndihmëse për të konstatuar nëse janë përmbushur të gjitha kushtet që Kuvendi të fillojë ti mbajë seancat plenare në Sallën Maqedonia, me respektimin e masave të mbrojtjes nga KOVID – 19, në pajtim me rekomandimet e reja të Qeverisë, pasi që shërbimi, deputetët, sigurimi dhe të pranishmit tjerë për çdo ditë në dhomën ligjvënëse e përfunduan procesin e imunizimit. Me besim se dhoma ligjvënëse i përmbush kushtet e rekomanduara të punës, do e presim përgjigjen pozitive të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse”, ka shkruar Xhaferi në profilin e tij në FB.

Të premten, kryetari i Kuvendit gjatë takimit me gazetarët, tha se duke pasur parasysh se deputetët dhe nëpunësit e Kuvendit janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës, planet janë që seanca e ardhshme të jetë në sallën e zakonshme.

Megjithatë, para se kjo të ndodhë, do të presin edhe mendim nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Deputetët nga 4 gushti i vitit të kaluar seancat i mbajnë në sallën e Kristaltë, në pajtueshmëri me protokollet shëndetësore për mbrojtje nga përhapje e Covid – 19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button