Anketë për klimën e biznesit në Maqedoninë e Veriut, shqetësim për pasojat e pandemisë kovid

Si çdo vit në të gjithë botën, edhe këtë vit, Delegacioni i ekonomisë gjermane në Maqedoninë e Veriut zhvilloi anketë për klimën e biznesit, me të cilën u informua për mendimin e kompanive anëtare, transmeton Portalb.mk.

Siç pritej, ekonomia është e shqetësuar për pasojat e pandemisë kovid. Anëtarët e shoqatës ekonomike gjithashtu përmendën problemet me kushtet ligjore dhe politike.

Delegacioni i ekonomisë gjermane dhe ambasada gjermane edhe më tej do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë konfidenciale me qeverinë maqedonase për përmirësimin e këtyre kushteve kornizë.

Pothuajse 70% e të gjithë investitorëve do të investonin përsëri në Maqedoninë e Veriut. Kjo është bazë e fortë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike gjermano-maqedonase.

Deklaratë të përbashkët dhanë zëvendës ambasadorit në Ambasadën gjermane Otto Graf, së bashku me kryetaren e Shoqatës së biznesit maqedono-gjerman Mirjana Simonovska Quka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button