Tomislav Tomasheviç u zgjodh kryebashkiak i ri i Zagrebit

Kryebashkiaku i ri i Qytetit të Zagrebit, Tomislav Tomasheviç, mori 65,25 për qind të votave të qytetarëve të Zagrebit pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në të cilat ai mundi kundërshtarin e tij Miroslav Shkora nga Partia e Lëvizjes së Atdheut, raporton Agjencia Anadollu.

Pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) përpunoi votat nga të gjitha qendrat e votimit në Qytetin e Zagrebit, fituesi i zgjedhjeve, Tomislav Tomasheviç, falënderoi votuesit për besimin e tyre.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve të Zagrebit që na dhanë votën dhe besim, kurse ne do të bëjmë më të mirën për ta justifikuar këtë besim. Faleminderit për të gjithë ata qytetarë të Zagrebit që nuk na dhanë votën sepse ne do të bëjmë më të mirën për të fituar besimin tuaj në periudhën e ardhshme në drejtim të një modeli më të mirë të menaxhimit të qytetit dhe cilësi më të mirë të jetës për të gjithë në qytet”, tha Tomasheviç.

Tomasheviç theksoi se ai ka luftuar për Zagrebin gjithë jetën e tij.

“Kam luftuar për interesat e këtij qyteti, kundër kontratave të dëmshme dhe vendimeve të këqija të atyre që kapën këtë qytet, të cilët sistematikisht e anashkaluan dhe e përdorën si bankomat të tyre personal”, shtoi Tomasheviç.

Kundërshtari i tij Miroslav Shkoro fitoi 34,75 për qind të votave (106.300 vota), ndërsa Tomasheviç fitoi 199.630 vota të qytetarëve të Zagrebit.

Ivica Puljak nga partia Centar u zgjodh kryetar i Bashkisë së Splitit me 56,75 për qind të votave, Marko Filipoviç i SDP-së fitoi pozicionin udhëheqës në Rijeka me 54,48 për qind, Ivan Radiç nga HDZ do të drejtojë Osijekun pasi fitoi 62,69 për qind të votave. Kandidati i HDZ-së Branko Dukiç gjithashtu do të kryesojë Zadarin, pasi fitoi me 53,87 për qind të votave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button