RMV, prej sot pa maska në ambient të hapur, lejohet organizimi i dasmave, por me disa kushte

Shtabi kryesor koordinues për KOVID-19 i ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për lehtësimin e masave, duke filluar prej sot, njofton Portalb.mk.

Masat të cilat janë pranuar përfshijnë shfuqizimin e masës për mbajtje të maskës në ambient të hapur me rekomandim për mbajtjen e maskës në fytyrë kur ka grup më të madh. Mbetet në fuqi masa për mbajtje të maskës në transport publik, taksi dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura.

Masa tjetër është lejimi i pranisë së publikut në garat sportive të cilat mbahen në ambient të hapur deri në 30%, nga kapaciteti i përgjithshëm, me respektim obligativ të distancës prej 1.5 deri në 2 metra dhe me respektimin e masave për mbrojtje nga KOVID-19.

Gjithashtu, shfuqizohet masa për ndalesë të grupimit në hapësirë publike të më shumë se 4 personave.

Do të lejohet organizimi i dasmave, festimeve në ambient të hapur/tarraca verore deri në 100 persona, po jo më shumë se 50% nga kapaciteti i hapësirës dhe deri në maksimum 6 persona në një tavolinë me sigurim të distancës mes personave. Prania e muzikantëve është e lejuar vetëm gjatë organizimit të dasmave, në pajtueshmëri me protokollet.

Rritet numri i personave që lejohen të ulen në një tavolinë prej 4, në 6, por me distancë.

Do të vazhdojë të jetë në fuqi deri në 15.06.2021 ora policore prej 00:00 deri në: 00:04.

Ky vendim është miratuar duke e pasur parasysh gjendjen aktuale epidemiologjike në shtet, e cila karakterizohet me zvogëlim të numrit të rasteve të reja dhe hospitalizimeve në spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button