Krerët e shtetit dhe diplomatët e huaj sot në “Krivollak” me rastin e stërvitjes “Goditje vendimtare 21”

Në poligonin ushtarak Krivolak sot do të mbahen aktivitetet e Ditës për mysafirët e lartë të stërvitjes “Goditja vendimtare 21”, në kuadër të së cilës do të prezentohen operacionet sulmuese dhe aktivitetet e këmbësorisë dhe njësive speciale të ushtrive të Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Greqisë dhe Bullgarisë, me mbështetjen e helikopterëve WING dhe avionëve F16 nga Forcat e armatosura greke, transmeton Portalb.mk.

Në ditën për mysafirë të lartë, do të marrin pjesë, presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandanti i përgjithshëm i ARM-së Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska, ministrat Oliver Spasovski, Venko Filipçe dhe Fatmir Besimi, ministrja e mbrojtjes e Malit të Zi Olivera Injac, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral Lejtnant Vasko Gjurcinovski, ambasadorët e SHBA-së Kate Mary Burns, Greqisë Roussos Konduras dhe Shqipërisë Fatos Reka, përfaqësuesit e komisionit parlamentar ppr mbrojtje dhe siguri, përfaqësuesi të lartë ushtarakë dhe civilë të forcave të armatosura dhe ministritë e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Bullgarisë, Greqisë dhe NATO-s, Komandanti i SEEBRIG gjeneral majori Aristidis Iliopulos, komandanti i forcave speciale bullgare gjeneralmajor Yavor Mateev dhe atashetë e mbrojtjes Akredi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button