Fotografia e vjetër rrejshëm paraqitet si ndihmë ushtarake e Turqisë për Palestinën

Fotograifia e e cila është shpërndarë me këtë postim në Facebook është e vjetër dhe nuk tregon anijet luftarake dhe helikopterët turq të dërguar për të ndihmuar Palestinën. Fotografia tregon një pjesë të marinës turke, por nuk është e vërtetë që fotografia është bërë tani dhe se bëhet fjalë për ndihmën turke për Palestinën. Megjithëse nuk është e mundur të përcaktohet saktësisht kur është bërë kjo foto, sipas një kërkimi të fotografive në Google, mund të konkludohet se ajo është të paktën nëntë vjet e vjetër dhe nuk ka asnjë lidhje me konfliktin aktual midis Izraelit dhe Palestinës, raporton Vërtetmatësi.

Fotografia në të cilën shfaqen anijet luftarake dhe helikopterët ushtarakë me flamur turk, është bërë virale në Facebook, duke pretenduar se është ndihmë nga Turqia për Palestinën.

Ndihma ushtarake turke ka arritur në Palestinë.

Informacioni është marrë nga një grup arab islamik në fp.

Shpërndajeni këtë postim në mënyrë që të zgjohen edhe vendet e tjera islamikethuhet në postim.

Kjo është e pavërtetë. Fotografia e shpërndarë me këtë postim është e vjetër dhe nuk tregon anijet luftarake dhe helikopterët turq të dërguar për të ndihmuar Palestinën. Foto tregon një pjesë të marinës turke, por nuk është e vërtetë që fotografia është bërë tani dhe se bëhet fjalë për ndihmën turke në Palestinë.

Edhe pse nuk është e mundur të përcaktohet saktësisht kur është bërë kjo foto, sipas një kërkimi të fotografive në Google, mund të konkludohet se ajo është të paktën nëntë vjet e vjetër dhe nuk ka asnjë lidhje me konfliktin aktual midis Izraelit dhe Palestinës.

Më 7 maj 2012, kjo foto u publikua në “Hurriyet Daily News“, gazeta më e vjetër ditore në gjuhën angleze në Turqi, së bashku me një tekst në lidhje me aftësinë e Marinës Turke. Nën fotografi është nënshkruar agjencia turke e lajmeve “Anadollu”.

Përveç manipulimit me fotografi të vjetër, edhe vetë informacioni se Turqia i dërgoi ndihmë Palestinës është gjithashtu i pasaktë. Nuk ka raporte që konfirmojnë se Turqia ka dërguar trupa në Gaza.

Reagimi i vetëm i Turqisë ndaj këtij konflikti është një deklaratë nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe vendeve myslimane të marrin masa për t’i dhënë fund konfliktit më të keq midis Izraelit dhe militantëve të Gazës në vite, duke thënë se Turqia do të mbështeste çdo iniciativë të OKB për t’i dhënë fund dhunës. Erdogan, gjithashtu në një fjalim televiziv tha se ai kishte diskutuar për konfliktin me udhëheqësit e 19 vendeve.

Ky postim në Facebook është shpërndarë mbi 1,600 herë në më pak se tre ditë. Problemi me këtë postim dhe gjithë këtë shpërndarje, përveç që është informacion i pasaktë, është se fjalia e fundit u bën thirrje vendeve të tjera islamike të “zgjohen”. Gjegjësisht bëhet fjalë për një thirrje delikate për vendet e tjera që të përfshihen në konflikt, duke dërguar forca ushtarake.

Në postim thuhet se burimi i informacionit që ndihma ushtarake turke mbërriti në Palestinë është një grup arab islamik në Facebook. Por, nuk ka asnjë informacion se cili është ai grup, nëse është i besueshëm dhe çfarë saktësisht ka publikuar. Por, edhe nëse një grup i tillë ekziston dhe ka publikuar një informacion të tillë, nuk do të thotë automatikisht se është i saktë dhe duhet të shpërndahet masivisht në grupe dhe faqe të tjera pa kontrolluar se çfarë shkruan, nëse është e vërtetë ose dezinformon publikun.

Nuk do të thotë që ndonjë postim, sado viral që është dhe ka shikueshmëri të madhe, ta thotë të vërtetën, edhe kur pajtohesh fort me atë që është shkruar dhe ngjall emocione të forta. Prandaj, para se të shpërndani ndonjë gjë në profilin tuaj ose në grupe dhe faqe të caktuara, sigurohuni që të mos bini pre e ndonjë manipulimi të qëllimshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button