Tetovë, pas lajmit të Portalb janë hequr instalimet për tarracën ilegale

Disa minuta pas lajmit të Portalb në lidhje me tentativën për uzurpim të pronës publike për ndërtimin e një tarrace nga ana e bukëpjekësit “Pekon”, mjetet punuese për këtë janë hequr ndërkaq pronari i lokalit potencoi se tarraca nuk do të ndërtohet. Nga SPB-ja konfirmuan se deri te ata kanë arritur ankesa nga qytetarë në lidhje me këtë dhe se të njëjtit sot kanë urdhëruar largimin e mjeteve punuese, shkruan Portalb.mk.
Pronari i bukëpjekësit “Pekon” gazetarit të Portalb.mk i konfirmoi se mjetet punuese për ndërtimin e kësaj tarrace janë hequr dhe se kjo tarrace nuk do të ndërtohet ashtu siç ishte planifikuar paraprakisht.
“Po, ne e pamë lajmin në mediumin tuaj. Mjetet punuese për ndërtimin e tarracës janë hequr dhe e njëjta nuk do të ndërtohet, ju siguroj për këtë” tha pronari i “Pekon”.

Nga Sektori për Punë të Brendshme potencuan se deri te ata kanë arritur ankesa nga ana e qytetarëve për uzurpim të pronës publike, megjithatë, shtojnë se pjesëtarët e policisë e kanë kryer punën e tyre dhe pjesa tjetër i ngelet Inspektoratit të Tregut.
“Deri te SPB-ja ka rritur ankesë nga qytetarë për këtë, pjesëtarët e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë fotografuar vendin, menjëherë pas kësaj kanë urdhëruar largimin e mjeteve punuese. Megjithatë, kjo është në kompetencë të inspektoratit të tregut, ata do të vendosin për masat e mëtutjeshme” tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-së në Tetovë.
Mjetet punuese janë hequr
Bëhet fjalë për bukëpjekësin “Pekon” i cili gjendet 50 metra larg objektit të Komunës së Tetovës, punët për ndërtimin e kësaj tarrace kishin filluar mbrëmë ndërkaq janë ndaluar sot.
Ndryshe, redaksia e Portalb.mk vazhdimisht ka informuar për fenomenin e uzurpimit të hapësirave publike në qytetin e Tetovës si: qendra e Tetovës, trotuaret rreth Tregut të Gjelbër, tregu ilegal i kafshëve në hyrje të qytetit, veturat e vjetra dhe e fundit e identifikuar, ura te Çarshia e Epërme. Trotuaret e dedikuara për kalim të këmbësorëve anash urës janë të uzurpuara nga shitës të pemëve e perimeve, por edhe të produkteve të ndryshme.
- LEXO: Skandal, në mes të ditës uzurpohen hapësirat publike në Tetovë
- LEXO: Qendra e Tetovës, e uzurpuar jo vetëm nga veturat për fëmijë, por edhe nga dyqanet e shitësit ilegal
- LEXO; Tetovë: Edhe ura te Çarshia e Epërme e uzurpuar nga shitësit
- LEXO: Tetovë: Parkingjet publike uzurpohen nga bizneset private (FOTO)
- LEXO: Tetovë: Nuk ka kushte të mira brenda tregut, shitësit kanë zënë trotuaret, Komuna pa zgjidhje
- LEXO: Është krijuar treg ilegal i kafshëve në trotuaret në hyrje të Tetovës (FOTO)
- LEXO: Tetovë: Komuna nuk i ka larguar veturat e vjetra, thotë që qytetarët t’i paraqesin me fotografi në facebook