RMV, vazhdon trendi i uljes së numrit të personave të infektuar, sot 10 të vdekur

Në Maqedoninë e Veriut nga 2. 755 persona të testuar për Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, gjithsej 23 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. U regjistruan 10 persona që ndërruan jetë me prani të virusit kurse 1,191 janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Janë regjistruar 10 vdekje: 5 persona nga Shkupi (88, 80, 74, 66, 57) dhe nga një person nga Kumanova (88), Manastiri (63), Kavadari (78), Struga (76) dhe Koçani ( 83). Prej tyre 2 ndërruan jetë në shtëpi, dhe 8 të tjerët në spital.

Rastet e reja:

  • Shkup 15
  • Kumanova dhe Prilepi  nga 2
  • Ohër, Strumicë, Kërçovë dhe Kratovë  nga 1

Të shëruarit:

  • Shkup  475
  • Kumanovë  115
  • Manastir  103
  • Ohër 93
  • Tetovë  50
  • Prilep dhe Veles nga 40
  • Kërçovë  31
  • Strugë 24
  • Sveti Nikolla dhe Resnjë nga 19
  • Gostivar dhe Shtip nga 18
  • Kavadar dhe Gjevgjeli nga 16
  • Strumicë,Koçan, Radovish dhe Dellçevë nga 14
  • Vinicë 13
  • Krushevë dhe Demir Hisar nga 12
  • Negotinë  8
  • Makedonska Kamenica  5
  • Kriva Pallanka  3
  • Vallandovë 2
  • Probishtip, Bogdanc dhe Kratovë  nga 1

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 155,269, numri i pacientëve të rikuperuar është 148,664, numri i vdekjeve është 5,408 dhe numri i rasteve aktive është 1,197.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button