fbpx

Bytyqi: Mbledhja e qeverive Kosovë-Maqedoni pritet të mbahet këtë verë

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet këtë verë. Për këtë mbledhje po kërkohet që të ketë përgatitje të mirë dhe agjendë të qartë nga ana e dy qeverive, shkruan Kosovapress.Kosovapress.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi thotë se përmes kësaj mbledhjeje duhet të dëshmohet bashkëpunimi rajonal.

Bytyqi në një intervistë për KosovaPress, thekson përkrahjen e Maqedonisë së Veriut për dialogun Kosovë-Serbi, duke respektuar interesat e të dy palëve.

Duke folur për ballafaqimin me pandeminë, ai thotë se bashkëpunimi rajonal është kyç për rimëkëmbjen ekonomike.

“Është e rëndësishme që mbledhja e dy qeverive të përgatitet mirë, me një agjendë shumë të qartë dhe me rezultate konkrete, sepse në fakt ajo çfarë unë pres është që edhe njëherë të tregojmë që bashkëpunimi rajonal është kyç, jo vetëm me operu, por në periudhën post-COVID bashkëpunimi rajonal do të jetë kryesor për rimëkëmbjen ekonomike të vendeve në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht vendeve që janë fqinje. Prandaj, mendoj se shumë shpejt, duke u intensifikuar parapërgatitjet, do të kemi mundësinë, nëse arrihet të bëhet gjatë periudhës së verës do të ishte shumë mirë. Mendoj se duhet t’i paraprijmë sfidave që na presin në periudhën post-COVID”, tha ai.

Ndryshe, Portalb.mk ka tentuar disa herë që të marrë informata rreth kësaj, por nuk ka hasur në transparencë nga ana e Qeverisë në vend. Për më tepër se një muaj, Portalb.mk vazhdimisht ka kërkuar përgjigje nga Qeveria në forma të ndryshme, si sms porosi, e-mail zyrtar dhe paraqitje telefonike, por në asnjërën nga këto kërkesa nuk i është dhënë përgjigje konkrete, edhe pse është premtuar nga ana e zëdhënësit qeveritar se do t’i sigurojnë informatat e nevojshme. Madje, zëdhënësi qeveritar së fundmi premtoi se do t’i siguronte të dhënat, sapo të njëjtat të konfirmohen nga ana e zëvendëskryeministrin, Artan Grubi, por edhe pse kanë kaluar më shumë se një javë nga kjo, nuk kanë dërguar përgjigje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button