Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kroaci

Që nga ora 7 e mëngjesit janë hapur rreth 5,500 vendvotime për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kroaci, që realizohen në 432 qytete dhe komuna, ku 3.2 milion votues kanë të drejtë vote, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendvotimet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kroaci janë hapur në 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në 7 të pasdites.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në orën 12 njoftoi të dhënat e pjesëmarrjes në votime të votuesve deri në orën 11:30, dhe të dhënat e pjesëmarrjes së votuesve deri në orën 16:30 pasdite do të shpallen në orën 17:30.

KSHZ-ja do të publikojë rezultatet e para të përkohshme të raundit të dytë të votimeve në faqen e tyre në internet në ditën e zgjedhjeve në 8 pasdite, dhe më pas këto të dhëna do të azhurnohen çdo 10 minuta.

Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në 14 bashki, edhe atë për kryetar në qytetin e Zagrebit, kryetarët e komunave në 56 qytete dhe për kryetarët e komunave në 87 komuna.

Masat epidemiologjike për votuesit janë maska, stilolapsi i tyre, distanca, dezinfektimi dhe qëndrimi në vendin e votimit sa më pak që është e mundur.

Në raundin e dytë të votimeve për kryetar komune në qytetin e Zagrebit hyjnë Tomislav Tomasheviq nga platforma “Mundemi” dhe Miroslav Shkoro nga partia “Lëvizja e Atdheut”.

Ndërsa në Rijekë po garojnë Mirko Filipoviç nga SDP dhe kandidati i pavarur Davor Stimac.

Në Split, votuesit mund të zgjedhin midis Vice Mihanoviq nga HDZ dhe Ivica Pulak nga partia “Qendër”, ndërsa në Osijek do të zgjidhet në mes Ivan Radic i HDZ dhe kandidati i pavarur Berislav Minarevic.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button