Shfaqen pamjet e shpërthimit dhe çarjes së bulevardit kryesor gjatë sulmeve izraelite në Gaza

Në kamerat e sigurisë janë shfaqur pamjet e momentit të një shpërthimi të fuqishëm dhe çarja e bulevardit kryesor gjatë sulmeve që Izraeli kreu ndaj Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në regjistrimet e kamerës së sigurisë të datës 12 maj që janë postuar në llogaritë e medias sociale, vërehen momentet kur avionët luftarakë të ushtrisë izraelite shënjestrojnë një rrugë kryesore në Gaza.

Në pamje shihet një shpërthim i fuqishëm dhe se si çahet rruga kryesore si pasojë e bombardimit.

Sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës filluan më 10 maj dhe përfunduan më 21 maj në orën 02:00 me orën lokale, pas armëpushimit të arritur me Hamasin.

Në sulmet që Izraeli ka kryer në Gaza kanë humbur jetën 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, si dhe u plagosën 1.948 persona të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button