Chelsea fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve

Chelsea arriti ta mposht Manchester Cityn me rezultat 1-0 në finalen e Ligës së Kampionëve, shkruan Telegrafi.

Që në minutat e para të dy skuadrat kishin rastet e veta, duke rrezikuar dukshëm, portat rivale.

Fillimisht në minutën e 8-të të takimit, portieri Ederson, jep një pasim nga porta në portë për Raheem Sterling, por anglezi dështoi të shënojë.

Pas këtij rasti lojën në dorë e mori Chelsea duke krijuar tri raste të mira, që të tria për gjermanin Timo Werner.

Më i miri ishte në minutën e 14-të, kur gjermani godet, por në vend ishte Ederson, duke shpëtuar gol të sigurt.

Një minutë më pas sërish i njëjti lojtar, gjuaj, por goditja ndalet nga mbrojtja.

Manchester City kthehet në lojë në minutën e 28-të duke rrezikuar, por goditja e Phil Foden ndalet nga Antonio Rudiger, që shpëtoi gol të sigurt.

Në minutën e 39-të, Thiago Silva doli nga loja, pas një dëmtimi, duke ia lënë vendin Andreas Christensenit.

Goli erdhi në minutën e 42-të kur Mason Mount pason te Kai Havertz, i cili kalon edhe portierin për të shënuar për 1-0.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button