Ylli i muzikës country vret qenin dhe më pas veten

Këngëtarja amerikane e muzikës “country”  Mindy McCready është gjetur e vetëvrarë ditën e djeshme.

Këtu tek ne vrasin gruan ose dashnoren, më pas qëllojnë mbi veten. Në Amerikë ndodh ndryshe. Vret qenin, më pas veten.

Policia e ka gjetur 37 vjeçaren, e cila njihet me këngën “Guys Do It All the Time”, të vdekur në tarracën e një shtëpie në Heber Springs në Arkansas,.në atë vend ku ishte gjetur i vdekur një vit më parë i dashuri i saj.

McCready qëlloi mbi qenin, përpara se të vriste veten në shtëpinë e saj në Arkansas.

Javët e fundit ka pasur disa dyshime, pasi i dashuri i saj, David Wilson, vdiq nga plagët e armës më 13 janar.

McCready pati deklaruar në një intervistë para një muaji se qeni kishte gjetur plumbin që vrau Wilson dhe tentoi ta hante atë.

Ajo ka mohuar në mënyrë kategorike se ka gisht në vrasjen e të dashurit, duke thënë se ai ishte jeta e saj.

Para pak ditësh, këngëtarja kishte dalë nga një klinikë rehabilitimi pasi kishte probleme me pijen.

Dy fëmijët e saj ishin marrë në kujdestari, ndaj nuk ishin në shtëpi në kohën e vdekjes së saj.

Ajo ka tentuar të vrasë dy herë veten, kurse ish- i shoqi i saj, këngëtari Billy McKnight është akuzuar se ka tentuar ta vrasë këngëtaren.

Lajme të ngjashme

Back to top button