RMV, Osmani vlerëson se qershori e jep shansin më të mirë për fillimin e negociatave me BE-në

Unë mbetem i mendimit se në periudhën e ardhshme, qershori jep shansin më të mirë për të filluar negociatat, para kësaj mbeten edhe dy javë për të kapërcyer mosmarrëveshjet. Ka një angazhim serioz të presidencës portugeze, e dini edhe me propozimin konkret që ne e vlerësuam si një bazë të mirë për tejkalimin e dallimeve. Besojmë se propozimi portugez adreson ndjeshmëritë e tri palëve, palës sonë, palës bullgare dhe vendeve anëtare që presin që procesi i negociatave të mos kontaminohet me çështje dypalëshe dhe se mund të jetë një bazë e mirë për tejkalimin e dallimeve”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, transmeton MIA.

Ai, gjatë vizitës së sotme në Komunën e Tetovës, deklaroi se ata vazhdojnë me rikthimin e besimit me Bullgarinë.

“Vazhdojmë të rikthejmë besimin, ekziston një marrëdhënie konstruktive, retorikë konstruktive midis nesh dhe qeverisë bullgare. Këto kontakte që u zhvilluan janë të rëndësishme për rivendosjen e këtij besimi dhe unë pres që komunikimi të intensifikohet në periudhën e ardhshme. Le të përpiqemi të trajtojmë edhe ndjeshmëritë nga pala bullgare, por natyrisht duke mbajtur parasysh ndjeshmëritë tona mbi këtë çështje”, tha ai.

Shefi i diplomacisë konsideron se alarmi është ngritur se rajoni po arrin një pikë kritike të humbjes së kedibilitetit të procesit dhe pikës kritike të shkeljes, edhe atë, siç tha ai, e kuptojnë edhe në Bullgari, e kuptojmë edhe ne dhe
vendet-anëtare.

“Padyshim që koha për veprim është tani. Nuk dua të rris pritjet e qytetarëve, e kaluara ka treguar se megjithëse kishim një rekord perfekt të fillimit të negociatave dhe u bëmë test për besueshmërinë e procesit, padyshim që kjo çështje varet nga shumë dinamika të brendshme në vendet anëtare, por e jona është të jemi këmbëngulës. Ne kemi një detyrim të marrë nga qytetarët se do ta fusim vendin në BE”, theksoi Osmani.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev pret që deri në qershor të zhbllokohet procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, transmeton REL.

Kreu i Qeverisë maqedonase tha të shtunën se kontesti duhet të zgjidhet mes dy popujve, ndërsa paralajmëroi edhe një takim me kryeministrin bullgar Stefan Janev në vendkalimin kufitar mes dy shteteve.

“Shpresoj se në qershor Bullgaria do të na jep mbështetjen që të bëjmë hapin e radhës drejt integrimit evropian, të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare që do të shënonte edhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Si dy popuj vëllezër duhet ta gjejmë zgjidhjen që përfundimisht, pas 16 vite e gjysmë, Maqedonia e Veriut ta bëjë jo një hap, por gjysmë-hapin e parë, të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare. Pra, fokusi jonë është te Bullgaria, para së gjithash te presidenti Rumen Radev, kryeministri Stefan Janev, te ministri i Punëve të Jashtme, parlamenti dhe te të gjitha institucionet dhe shpresojmë që në qershor do të japin mbështetje të bëjmë hapin e radhës në proceset integruese të Maqedonisë së Veriut”, tha Zaev.

Të enjten në Romë të Italisë janë takuar presidentit e dy shteteve Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev, të cilët gjithashtu kanë theksuar nevojën e rivendosjes së dialogut dhe kthimin e besimit të ndërsjellë.

Drejtuesit e institucioneve nuk ka dhënë detaje mbi propozimin portugez përveç asaj se me të nuk rrezikohet gjuha dhe identiteti maqedonas.

Mediat bullgare kanë raportuar se propozimi i kërkon palës maqedonase të pranojë se gjuha maqedonase është modifikuar pas vitit 1945, sikur edhe identiteti ri maqedonas ndërsa nga pala bullgare kërkon që ajo të mos përmendë apo të insistojë se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas, para periudhës së vitit 1945, nuk kanë pasur “rrënjë bullgare”.

Pikërisht ky kontest bëri që Sofja në nëntor të vitit të kaluar të bllokojë hapjen e bisedimeve për anëtarësim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button