RMV, protokollet për dasma do të shqyrtohen të martën

Qeveria, ditën e martë do të vendos për lehtësimin e masave anti-covid dhe për protokollet për organizimin e dasmave, informoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, njofton Portalb.

“Dje, edhe një anëtar i Ministrisë së Ekonomisë ka marrë pjesë Komisionin për Sëmundje Ngjitëse ku tashmë janë propozuar disa protokolle të cilat sigurisht se do të shqyrtohen nga Shtabi i Krizës dhe në seancë qeveritare ditën e martë”, tha Bekteshi.

Nusja e dhëndri do të luajnë valsin e parë, por mysafirët nuk do të mund të kërcejnë valle. Dasmat do të organizohen vetëm në ambiente të hapura me maksimum 100 mysafirë. Me këto protokolle dhe rekomandime nuk janë të kënaqur pronarët e salloneve të dasmave.  Njëri prej tyre është Lulzim Hasani. Ai thotë se propozimi i masave të reja është diskriminues pasi që 80% e objekteve për dasëm nuk kanë veranda, transmeton TV21.

“Është një vendim diskriminues përshkak se nuk i përfshin të gjitha objektet tona që merren me këtë veprimtari. Këtu lehtësimi është bërë vetëm për objektet që kanë veranda dmth që janë objekte të hapura ndërsa këtu në rajonin tonë në Tetovë ka vetëm 1 apo 2 objekte që kanë veranda, kurse në objektet tjera jemi sërish të mbyllur”, tha Lulzim Hasani, pronar restoranti.

Hasani shton se është apsurde të ketë muzikë ndërsa mysafirët të mos mund të luajnë valle.

“Dasëm pa muzikë nuk e di a është bërë ndonjëherë dhe ai i ngjan kjo ahengut familijar? Normalisht ne presim ndonjë vendim i cili do të jetë i përshtatshëm për neve si biznes edhe për Komisionin për sëmundje infektive”, shtoi Hasani.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se muzika është e lejuar në ambiente të hapura, ndërkaq për ambientet e mbyllura, siç tha, në dy javët e ardhshme do të përgatiten protokolle adekuate.

“Kjo domethënë që të organizohen dasmat me muzikë, ndoshta kemi harruar ta bashkangjesim si informacion në komunikatë, numri i mysafirëve në tavolinë në të gjitha objektet gastronomke, jo vetëm për organizimin e këtyre festave rritet në gjashtë. Ne këtë javë do të punojmë dhe pas kësaj do të sjellim protokolle të përshtatshme që do të vlejnë pas 10 apo 15 qershprit. Me organizatorët e eventeve, koncerteve dhe ngjarjeve, sepse këtu ka disa specifika dhe ne i punojmë sëbashku, kështu që sërish do t’i përpunojmë bashkë”, tha Filipçe.

Ndryshe, këto rekomandime i ka dhënë Komisioni për sëmundje infektive dhe për të hyrë në fuqi, pritet që të njëjtat t’i miratojë Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button