RMV, ribalanci i Buxhetit në qershor ose në korrik

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri njoftoi se në dhjetë ditët e ardhshme do të dimë detajet e buxhetit suplementar. Ai tha se në këtë periudhë, Ministria e Financave duhet të përfundojë bisedimet me të gjitha institucionet në mënyrë që buxheti suplementar të hyjë në procedurë parlamentare në qershor ose në gjysmën e parë të korrikut, njoftoi Portalb.

“Ribalanci i ri i buxhetit do të thotë zhvillim, por do të thotë gjithashtu para për të paguar vaksinat, pajisjet e gjurmëve të gishtave, për zhvillimin shtesë të politikave bujqësore, për të mbështetur të gjitha paketat e masave dhe për të qenë i gatshëm për gjithçka që vijon. Jemi duke hyrë në pjesën e zhvillimit të ekonomisë sonë dhe po dalim nga pandemia. Buxheti suplementar nënkupton forcimin shtesë të institucioneve në zbatimin e të gjitha programeve nga Buxheti në këto pesë muaj”, tha Zaev në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas prezantimit të Planit të ndërhyrjes për investime IPI 2021-2027 në Qeveri.

Ai theksoi se në fund të vitit të kaluar ata njoftuan se ribalanci i buxhetit do të jetë jo më vonë se mesi i vitit 2021.

“Numrat dhe parametrat e të ardhurave të mbledhura në vend po rriten dhe ato janë pjesë e bazës për krijimin e buxhetit të ri së bashku me linjat e reja të kreditit dhe masën speciale të FMN-së të shpallur për të gjithë botën,
investimet nga Plani evropian i investimeve dhe mbështetja nga të gjitha investimet tona që i kemi”, theksoi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button