RMV, Zaev paralajmëroi më shumë se tetë miliardë euro investime për gjashtë vitet e ardhshme

Vlera e përgjithshme e Planit intervenues për investime IPI 2021-2027 do të jetë më shumë se tetë miliardë euro, porositi kryeministri Zoran Zaev gjatë prezantimit të sotëm në Qeveri, njofton Portalb.

Pjesa më e madhe e tyre, siç tha ai, janë investime private ose donacione të granteve të BE-së, koncesione, partneritete publike-private, ose janë gjithsej 4.2 miliardë euro. Për pesë vitet e ardhshme, paralajmëroi numër të madh investimesh në vendpushime skijim, energji, rrugë, infrastrukturë hekurudhore dhe gaz, pajisje për përpunimin e mbeturinave, si dhe të paktën 30 investime të huaja me vlerë prej 654 milion euro në të ardhmen e afërt në më shumë lokacione në vend me një numër të madh të vendeve të reja të punës.

“Paratë tona shtetërore nga buxheti ynë, ndërsa pjesë e linjave të kreditit që janë nënshkruar janë më shumë se 3.8 miliardë euro, që do të thotë se së bashku tejkalojmë tetë miliardë euro investime”, precizoi Zaev.

Ai theksoi se për zbatimin efikas të IPI 2021-2027 do të krijohet një njësi monitorimi investimesh, i cili do të jetë një grup koordinues i sektorit publik dhe privat dhe do të jetë përgjegjës për menaxhimin e procedurave për
trajtimin e Planit intervemues për investime publike dhe private.

Besoj fuqimisht, theksoi Zaev, se kriza shëndetësore ka mbaruar dhe se vetëm me punë, qëllime të sinqerta dhe përpjekje, do të ketë kushte më të mira dhe përmirësim të vazhdueshëm të standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button