Do të asfaltohet aksi Tetovë – Kodra e Diellit, komunikacioni do të ndërpritet gjatë 30 ditëve të ardhshme

Do të asfaltohet aksi Tetovë – Kodra e Diellit, komunikacioni do të ndërpritet nga ora 8:30 deri në orën 16:30 gjatë 30 ditëve të ardhshme, njofton Portalb.

Komunikacioni në aksin Tetovë në drejtim të Kodrës së Diellit në 30 ditët e ardhshme do të ndërpritet, përveç të dielave dhe festave.

Siç informojnë nga Rrugët e Maqedonisë në rrugën rajonale P – 29275 drejtimi Tetovë – Kodra e Diellit dhe drejtimi Shipkovicë – Brodec – Veshalë për shkak të zbatimit të punimeve ndërtimore (asfaltim) në 30 ditët e ardhshme komunikacioni do të ndërpritet çdo ditë prej orës 08:30 deri në orën 16:30, përveç të dielave dhe festave.

Në vendin e punimeve është vendosur sinjalizim përkatës i komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button