RMV, kompanitë energjetike kërkuan shtrenjtim të energjisë – në faturë prej 1000 denarëve, plus 50 denarë

Kompanitë energjetike nga Maqedonia e Veriut kërkuan nga Komisioni Rregullator i Energjetikës rritje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët e fundit, shkruan 360 Grade, njofton Portalb.

Nga MEPSO i cili e ka sistemin transmetues, kanë kërkuar të marrin rritje të pjesës së tyre prej 140 për qind ose ata sivjet fitonin 3,5 për qind nga shuma në një faturë ose rreth 35 denarë në faturë prej 1000 denarëve. Nëse rregullatori ua pranon kërkesën e tyre, do të fitonin nga 80 denarë nga një faturë prej 1000 denarëve.

Kompania NEMO e cila është e angazhuar për organizimin e tregut me energjinë elektrike ka kërkuar rritje për 45 për qind. Ata tani fitojnë 0,59 për qind nga kulaçi. Elektrodistribucioni, madje, ka kërkuar rritje prej 0,95 për qind.

Sipas rregullatorit, në qoftë se pranohen të gjithë shpenzimet të cilat i kanë dorëzuar kompanitë energjetike për faturë prej 1000 denarë, rryma do të shtrenjtohet për rreth 50 denarë. Por, nga rregullatori përmendën se tanimë kanë konfirmuar se ka paragrafe të cilët nuk do t’i pranojnë.

Komisioni Rregullator për Energjetikë mund të ndikojë në 38 për qind të çmimit të fundit të energjisë elektrike, ndërsa nuk mund të ndikojë në 62 për qind. Çfarë do të thotë kjo? Rregullatori mund të thotë se sa nga kulaçi do të marrin MEPSO dhe Elektrodistribucioni, ndërsa nuk mund të potencojë se sa do të jetë pjesa e ESM-së, e cila është prodhues i energjisë elektrike dhe ajo rrymë e cila fitohet nga burime ripërtëritëse të energjisë. ESM në tender duhet të ofrojë 70 për qind nga energjia e nevojshme për EVN Houm i cili është Furnizues universal për qytetarët me energji elektrike.

Deri në fund të qershorit, Komisioni Rregullator për Energjetikë do t’i analizojë shpenzimet e kompanive nga sektori energjetik dhe do të sjellë vendim se nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë ose jo. Vitin e kaluar çmimi u shtrenjtua për 7,4 për qind.

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button