RMV, u hap Dino parku në Shkup – 41 dinozaurë me lëvizje dhe tinguj do t’i zbavisin qytetarët (Galeri)

Shkupi fitoi një atraksion të ri turistik, Dino parkun i locuar menjëherë afër Kopshtit yollogjik mbrëmë u hap zyrtarisht për vizitorët. Për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të lëshohen në aventura të reja dhe emocionuese, të kuptojnë diçka më shumë për botën e mahnitshme të dinosaurëve dhe kanë dëshirë të shohin se si duken Tiranosaurus, Stegosaurus dhe Alosaurus në madhësi natyrale, nga sot do të kenë mundësi që këtë ta shijojnë dhe përjetojnë, informojnë nga Qyteti i Shkupit, njofton Portalb.

“Dino parku shtrihet në sipërfaqe prej 2.000 metra katrorë dhe ka gjithsej 41 figurave të dinozaurëve, nga të cilët një pjesë janë në madhësi natyrale me lëvizje të sinkronizuara, të përcjellura me tinguj. Në mënyrë plotësuese, në Dino parkun janë vendosur elemente tjera shoqëruese – rrugica, gjelbërim dhe pjesë për pushim. Ky është Dino parku i parë në Ballkan ku ka aq numër të madh të figurave të kafshëve prahistorike, si dhe përmbajtje edukative për secilin nga kafshët”, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Ai theksoi se për ndërtimin e këtij parku nga Buxheti i Qytetit të Shkupit janë shpenzuar 350.000 euro, që në kohë të pandemisë me korona virusin paraqet zëvendësim i mirë, disa herë më lirë nga parku zbavitës, ndërtimin e të cilit duhej ta prolongonim për një vit.

Dino parku ka dy hyrje, njëri nga brendësia e Kopshtit zoologjik dhe një tjetër nga ana e Parkut të qytetit, ndërsa bileta për hyrje do të kushtojë 50 denarë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button