Qeveria e RMV-së e tërhoqi Propozim-ligjin për konfirmim të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të rregullt të 74-të në bazë të raportimit të aktiviteteve të realizuara dorëzuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve solli Vendim për tërheqje të Ligjit për konfirmim të statusit juridik të objekteve pa leje, i cili ndodhet në procedurë kuvendore, njofton Portalb.

Siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, në raportinin, të cilin e pranoi Qeveria është theksuar se në periudhën e kaluar Ministria resore (MTL) ka organizuar takime pune me përfaqësues të odave dhe asociacioneve nga sfera e ndërtimtarisë, urbanizmit, përfaqësues të sektorit civil dhe mori pjesë në debate publike të organizuara nga ana e subjekteve të tjera, në të cilat janë dhënë vërejtje për disa vendime të caktuara ligjore dhe propozime dhe dugjerime për rregullimin e tyre.

“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të përpilojë Propozim-ligj të ri për konfirmim të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, në pajtueshmëri me vërejtjet e dhëna”, potencojnë nga atje.

Përndryshe, presidenti i shtetit Stevo Pendarovski nuk ka nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për përcaktimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Ai për këtë ka njoftuar kryeparlamentarin, Talat Xhaferi nëpërmjet një letre, ku ka dhënë argumente të tija të cilat flasin se me miratimin e këtij ligji nga ana e Kuvendit, janë shkelur disa nene të Kushtetutës.

“Vendimin tim që të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e Ligjit e kam sjell në bazë të analizave të detajuara të tekstit të Ligjit, me çka kam vërtetuar se teksti i Ligjit është në kundërshtim me disa prej vlerave themelore të Kushtetutës, si dhe me dispozita ligjore të cilat dalin apo janë në lidhje me vlerat themelore të Kushtetutës. Gjithashtu, vlerësoj se teksti i Ligjit nuk arsyetohet nga shoqëria, përkatësisht nuk është në drejtim të mbrojtjes dhe promovimit të interesit publik, që është detyrë themelore e pdo institucioni të pushtetit publik”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button