fbpx

Osmani: Qershori është mundësia më e mirë për hapjen e negociatave me BE-në (VIDEO)

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani deklaroi sot se ende vlerëson se qershori është dritarja më e mirë e mundësive ndoshta në dy vitet e ardhshme  për fillimin e negociatave formale për anëtarësim në BE dhe të gjithë energjinë e vendosin te qershorit si mundësi për tejkalimin e kësaj bllokada shkruan Portalb.mk.

Por, Osmani vlerëson se kontesti me Bullgarinë mund të zgjidhet vetëm nëse kthehet besimi te të dyja palët, në të kundërtën zgjidhja është e pamundur. Ai tha se kohëve të fundit kanë intensifikuar punën e tyre në ndërtimin e besimit dhe beson se këtë do ta arrijnë në periudhën vijuese.

“Mendoj se cila do zgjidhje mund të gjendet vetëm me kthimin e besimit te të dyja palët. Përkatësisht, se është e pamundur të gjendet zgjidhje me besim të humbur. Besimi është si mozaik, duhet të ndërtohet gur pas guri. Mendoj se atë proces të rëndësishëm të ndërtimin të besimit e kemi filluar seriozisht në ditët e fundit dhe planifikohet që në periudhën e ardhshme, në dy tre javët e ardhshme, ta ndërtojmë atë besim me hapa të vegjël dhe të mëdhenj që janë lëshuar në periudhën e kaluar, për shkak të shumë arsyeve”, deklaroi Osmani.

Ai më tej ka shtuar se, diplomacia e Maqedonisë së Veriut punon në tre fronte që të mund të gjendet zgjidhje deri në qershor për kontestim me Bullgarinë.

“Paralelisht punojmë me partnerët tanë, në kuadër të propozimit të presidencën e Portugalisë, për të cilin bisedohet në më shumë forume dhe ne veç më e kemi vlerësuar si bazë të mirë për tejkalimin e dallimeve, sepse i merr parasysh ndjeshmëritë e të gjitha palëve, palës tonë, palës bullgare dhe të vendeve anëtare të cilat pranojnë bilateralizim të procesit negociues. Këtu vlerësojmë se zgjidhja portugeze në asnjë moment nuk ka tejkaluar pozicionet e caktuara të të tria palëve që të mund të hedhet poshtë si zgjidhje.  Punojmë me presidencën portugeze, punojmë në mënyrë bilaterale me Bullgarinë, por punojmë edhe me vendet anëtare që të shfrytëzohet kjo periudhë prej disa javëve, që ajo zgjidhje të shndërrohet në zgjidhje përfundimtare në tejkalimin e dallimeve mes dy vendeve tona”, tha ai.

Osmani këto deklarata i bëri pas pjesës hyrëse të panelit ndërkombëtar “Rruga deri te Forumi i Prespës për Dialog”, që u mbajt sot te Klubi i Deputetëve. Bëhet fjalë për ngjarje hyrëse e forumit të ardhshëm “Dialogu i Forumit të Prespës, i cili do të mbahet më 1-2 korrik në Ohër dhe Oteshevë.

“Në thelbin e forumit të Prespës për dialog është esenca e tre marrëveshjeve tona sipas të cilave Maqedonia njihet si shembull unike në rajon e më gjerë, ato janë Marrëveshja Kornizë e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë. Tre marrëveshjet gëzojnë legjitimitet të fuqishëm brenda vendit, ashtu edhe ndërkombëtarisht dhe janë përgjithësisht të pranuara si në vend, ashtu edhe nga miqtë tanë ndërkombëtar. Në to njihen parimet dhe vlerat e forta politike që kanë rëndësi universale, para së gjithash hapat politik të rëndësishëm, në ndërtimin e kompromiseve afatgjata dhe stabile, zbatime thelbësor të inkluzivitetit në tejkalimin e dallimeve mes grupeve të ndryshme dhe para së gjithash në qasjen pozitive në ndërtimin e miqësisë mes fqinjëve në kuptimin më të gjerë të fjalës”, tha ministri i Jashtëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button