Nesër mbahet edicioni i dhjetë jubilar i Konferencës për aktivizëm social ENGAGE

Nesër, më 29 maj në Muzeun e arteve bashkëkohor, duke filluar nga ora 12:00, do të mbahet edicioni i dhjetë jubilar i Konferencës për aktivizmin social ENGAGE. Për të dhjetin vit radhazi ENGAGE do të sigurojë një platformë për mbledhjen e aktivistëve vendas dhe të huaj, individëve dhe komuniteteve që merren me ndryshimet shoqërore, transmeton Portalb.mk.

Edicioni jubilar i Konferencës do të ofrojë një vend për diskutim, inovacion, krijimtari, fuqizimi dhe zhvillim në shoqërinë tonë dhe hap debat mbi statusin e lirisë, drejtësisë dhe barazisë, të drejtat e njeriut, çështjet e rinisë dhe zhvillimin e demokracisë moderne.

Në ENGAGE 2021, në mënyrë virtuale do të marrin pjesë folësit ndërkombëtarë: Gitanjali Rao, inovator dhe shkencëtar – SHBA; DJ Switch, aktivist dhe DJ – Nigeri; Vandita Morarka, aktiviste dhe avokate e të drejtave të njeriut – Indi; Yigit Goktug Torun, aktivist – Turqi dhe Vlad Ilyich, aktor dhe humorist – Britani e Madhe.

Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë drejtpërdrejt historitë e pjesëmarrësve vendas: Borçe Stamenov – iniciativa “Dhuro kompjuter”; Aleksandra Manolçeva dhe Dina Damjanoviq – Ways2Help; Stefan Aleksiq – “Challenger”; Petar Antevski – “Kthesa” dhe Denis Jankullovski Kosmonautko.

Numri i vizitorëve në Konferencë do të jetë i kufizuar me qëllim që të jenë në përputhje me Protokollet për organizimin e ngjarjeve. Pjesëmarrja është falas dhe mund të paraqiten në angazhimin.mk/registration/ deri më 28 maj (e premte) në ora 16:00. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e Facebook-ut të Radio MOF.

Konferenca ENGAGE 2021 është organizuar nga Forumi i edukimit për të rinjtë dhe Radio MOF, ndërsa mbështetur nga National Endowment for Democracy.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button