Lëvizja për demokraci, të drejta dhe liri – subjekt i ri në skenën politike të Maqedonisë

Lëvizja për demokraci, të drejta dhe liri (LDL) është partia e re në skenën politike në vend, e cila disa ditë më parë mbajti një kuvendin themeluese në Manastir, transmeton Portalb.mk.

Në kuvendin themeluese, për kryetar të LDL-së është zgjedhur aktivisti Edin Jakupoviq.

Siç njoftojnë nga kjo parti, anëtarët e LDL-së janë përgjithësisht pa angazhim paraprak politik, të cilët, siç u tha, do të angazhohen për vlerat dhe parimet demokratike.

Zhvillimi dhe prosperiteti i një Republike të pavarur dhe sovrane të Maqedonisë së Veriut, anëtarësimi në BE, ndërtimi i një shoqërie civile, demokratike, pluraliste, në të cilën do të respektohen të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, respektimi i kulturës dhe specifikave të qytetarëve, të drejtat e tyre të barabarta dhe përgjegjësitë, respektimi i lirive fetare dhe e drejta për zgjedhjen e lirë të fesë, barazia midis gjinive dhe komuniteteve, mbrojtja e të drejtave të medias, janë disa nga angazhimet programore të partisë së re, njoftuan themeluesit e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button