fbpx

Dieta e Spitalit Shtetëror Danez, të dobësohesh 5-8 kg për 13 ditë

Gjatë kësaj periudhe që mbani dietë nuk është e preferuar që ju të bëni ushtrime fizike. Dieta e Spitalit Shtetëror Danez duhet të ndiqet për 13 ditë, as më shumë e as më pak. Në qoftë se ju ndiqni saktë këtë diete, ju duhet të humbni shumë në peshë, në varësi të peshës suaj fillestare. Ju duhet të pini të paktën 2 litra ujë në ditë, shkruan Anila Kalleshi.

Këtë dietë mund ta fillosh në çfarëdo dite, por rekomandohet që të fillohet në një të dielë. Dieta e Spitalit Shtetërore Danez duhet të zgjasë 13 ditë dhe për ketë arsye është e veshtirë, por shume efikase. Nëse jeni të uritur, mund të pini ujë ,pasi kjo dietë e shpejtë duhet të ndiqet me saktësi dhe për këtë arësye është mjaft e rëndë.

Dieta e spitalit shtetërore danez, dieta e metabolizmit ose metoda Sahlgrenska është e njohur që të bën të dobësohesh 5-8 kg për 13 ditë. Kjo dietë rrit metabolizmin e trupit dhe duke e djegur dhjamin dhe ju merrni vetëm pak karbohidrate.

Pasi të keni përfunduar dietën, ju përsëri  duhet të vazhdoni që të kontrolloni se sa karbohidrate konsumoni gjatë ditës.

Humbja e peshës është e lehtë por mbajtja e peshës së fituar është shumë vështirë dhe kërkon nje ndryshim krejtesisht të mënyrës së ushqimit. Nëse vazhdon të hash si në fillim , atëherë shume shpejt do te fitosh atë peshë të humbur.

Dita 1

Mëngjesi : një filxhan kafe me pak sheqer
Dreka : 2 vezë të ziera, spinaq i zier, një domate
Darka : një copë mishi ( 250 gr) në zgarë, sallatë jeshile  me vaj dhe lëng limoni

Dita 2

Mëngjesi : një filxhan kafe me pak sheqer
Dreka : 10 feta të holla mish i thatë , 300 gr kos pa yndyrë
Darka : një cope mishi ( 250 gr) në zgarë, sallatë jeshile  me vaj dhe lëng limoni

Dita 3

Mëngjesi : një filxhan kafe me pak sheqer, një fetë bukë e thekur
Dreka : 2 vezë të ziera, një fetë pastërma, sallatë jeshile
Darka : brokoli të zier, një domate, një frut

Dita 4

Mëngjesi : një filxhan kafe me pak sheqer, një fetë bukë e thekur
Dreka : një litër lëng ( mollë, portokalli apo frutash të përziera), 300 gr kos pa yndyrë
Darke : një vezë e zier, një karrotë e grirë dhe e përzier në 250 gr gjizë

Dita 5

Mëngjesi : një karrotë të grirë me limon
Dreka : 150 gr peshk i pjekur në zgarë, limon, një lugë vaj ulliri
Darka : 125 gr  mish i pjekur në zgarë, sallatë me brokoli

Dita 6

Mëngjesi : një filxhan kafe me pak sheqer, një fetë bukë e thekur
Dreka : 2 vezë të ziera, një karrotë të grirë
Darke : gjysëm pule, sallatë jeshile me vaj dhe limon

Dita 7

Mëngjesi : një filxhan çaj pa sheqer
Dreka : një pjatë supë
Darka : 125 gr mish qengji në zgarë, një frut i freskët

Dita 8

Mëngjesi : një filxhan kafe me pak sheqer , një fetë bukë e thekur
Dreka : 2 vezë të ziera, një fetë proshutë, sallatë jeshile
Darka : brokoli të zier, një domate, një frut

Dita 9

Mëngjesi : 1 filxhan kafe me pak sheqer
Dreka : 10 feta proshutë, 300 gr kos
Darka : 1 copë mishi në zgarë (125gr), sallatë me vaj dhe limon, 1 frut

Dita 10

Mëngjesi : 1 filxhan kafe me pak sheqer , një fetë bukë e thekur
Dreka : 2 vezë të ziera, një fetë proshutë, sallatë jeshile
Darka : Brokoli të zier, një domate, një frut

Dita 11

Mëngjesi : një filxhan kafe me pak sheqer, një fetë bukë e thekur
Dreka : një litër lëng ( molle, portokalli apo frutave te perziera), 300 gr  kos

Darka : një vezë e zier, një karrotë e grirë dhe e përzier në 250 gr gjizë

Dita 12

Mëngjesi : një karrotë të grirë, limon
Dreka : një peshk p. sh. troftë të zier, limon, një lugë vaj ulliri
Darka : një copë mishi në zgarë ( 250 gr), sallatë me brokoli

Dita 13

Mëngjesi : një filxhan kafe me pak sheqer , një fetë bukë e thekur
Dreka : 2 vezë të ziera, një karrotë të grirë
Darka : gjysëm pule, sallatë jeshile me vaj dhe limon

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button