Oda ekonomike e Maqedonisë sot shënon 91-vjetorin e themelimit

Oda ekonomike e Maqedonisë, si partnere dhe përfaqësuese e interesave afariste në vend, sot do ta festojë 91-vjetorin e themelimit të saj.

Në kuadër të shënimit të përvjetorit, Oda ekonomike do t’i kushtojë vëmendje të veçantë kompanive dhe menaxherëve, të cilët në periudhën e krizës, nga viti 2008 e deri më sot, kishin guximin të investojnë në reparte të reja prodhuese, si dhe kompanive dhe menaxherëve, të cilët, duke e parë progresin e tyre në zgjerimin rajonal, hapën reparte të reja në vendet e huaja. Ata me këtë rast do të marrin edhe mirënjohje.

Oda ekonomike është shoqatë udhëheqëse e biznesit në vend. Funksionon prej vitit 1992, është anëtare e shumë organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare dhe bashkëthemeluese e odave të përziera dhe këshilleve afariste. Ka rreth 15.000 anëtare, nga të cilat, numri më i madh janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Anëtaret e Odës ekonomike kanë pjesëmarrje dominuese në formimim e të gjithë indikatorëve makroekonomikë në nivel të shtetit, PBB-së, matjen e obligimeve ndaj shtetit, punësimin, shkëmbim tregtar me jashtë…

Me aktivitetin e saj, Oda dha kontriut të madh për zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë, edhe atë para se gjithash, për aftësimin profesional të kuadrove, përmirësimin e cilësisë së prodhimtarisë, zhvillimin dhe afirmimin e potencialeve ekonomike përmes propagandës, funksionit promovues dhe përfaqësues të disa organizatave të specializuara, themeluese e të cilave ka qenë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button