Apnea e gjumit e patrajtuar rrit rrezikun e COVID-19

Individët që vuajnë nga apnea e rëndë obstruktive e gjumit janë në rrezik më të lartë të COVID-19, tregon një studim i ri, shkruan Panacea.mk.

Por, u zbulua gjithashtu se sa më gjatë që njerëzit me sleep apnea përdorin terapinë e vazhdueshme nazale me presion pozitiv në rrugët të frymëmarrjes (CPAP), aq më i ulët është rreziku i tyre për COVID-19.

Rezultatet e studimit treguan se apnea e gjumit e patrajtuar shoqërohet me një incidencë më të lartë të sëmundjes së COVID-19.

Ekspertët gjithashtu ishin të befasuar që pacientët me apnea të gjumit të cilët përdorën CPAP terapinë shpesh kishin incidencë më të ulët të COVID-19, sesa pacientët pa apnea të gjumit. Sipas mendimit të ekspertëve, këto rezultate mbështesin përfitimin e drejtpërdrejtë fiziologjik të terapisë CPAP.

Ndërkaq, apnea e gjumit është çrregullim i gjumit në të cilin personi ndalon së marri frymë dhe zgjohet menjëherë porsa ka rënë të flejë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button