Debat në Këshillin komunal të Tetovës rreth mungesës së ujit dhe problemeve komunale

Disa këshilltarë në Këshillin e Komunës Tetovë, sot në seancën 44, kërkuan përgjegjësi nga pushteti lokal për problemet e qytetit në lidhje me mungesën e ujit dhe vështirësitë e tjera komunale me të cilat përballen qytetarët. Diskutimi u mbajt gjatë pikës së dytë të rendit të ditës për miratimin e raportit financiar të ndërmarrjes publike “Tetovë” për tre muajt e parë të vitit 2021, problemet në qytet, shkruan Tetovoinfo.mk, njofton Portalb.mk.

‘Për disa ditë, katër ditë, veçanërisht pjesa e vjetër e qytetit nuk ka ujë të pijshëm. Kjo ndodh gjatë gjithë kohës. Inspektorët e shërbimeve duhet të lejohen të kontrollojnë nëse për disa ka kufizime të përhershme, për disa të tjerë jo. E di që ka defekte për shkak sistemit të vjetruar të ujësjellësit, por duhet të jemi të vetëdijshëm se në Tetovë ka ndërtime të paligjshme që janë të lidhura në mënyrë të paligjshme dhe na shkaktojnë probleme, prandaj ato duhet të kontrollohen, theksoi këshilltari Goran Jovanovski nga VMRO DPMNE.

Drejtori i NKP Tetovë Xhelal Ceka u përgjigj se ka mjaft ujë dhe prurje mbi 500 litra në sekondë dhe se po punohet për të riparuar defektet.

– Defekti u riparua një herë, por problemi i njëjtë u përsërit. Na u deshën disa ditë për riparimin e parë, tha Xhelal Ceka në seancë.

Këshilltari Arif Selimi nga Aleanca për Shqiptarët i kërkoi qeverisë lokale të rrisë kontrollin mbi hedhjen e mbetjeve të ngurta, ndërsa anëtari nga partia e tij Nexhati Rexhepi kërkoi përgjigje se çfarë po bëhet me borxhet e NKP Tetovë. Këshilltari Kujtim Ramadani kërkoi nga NKP që të angazhohet më shumë në mbledhjen e mbeturinave, veçanërisht në shtegun e ri të biçikletave.

Drejtori Ceka theksoi se ndërmarrja po përballet me borxhe ndaj kreditorëve dhe qytetarët kanë fatura të papaguara në vlerë prej gjashtë milion denarë për periudhën nga marsi 2020 deri në mars 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button