Lëvizje të shumta të trajnerëve në futbollin evropian

Pas largimit të Antonio Contes nga Interi, Interi ka filluar të interesohet për trajnerin tjetër italia, Simone Inzaghi, derisa rivali i tyre, Juventusi pritet të zyrtarizojë transferimin e ish-trajnerit Alegri.

Massimiliano Allegri zgjedh Juventusin, raporton SS. Trajneri nga Livorno kthehet tek skuadra nga e cila u largua dy vite më parë. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” dhe 53-vjeçari mëngjesin e kësaj të enjteje kanë përcaktuar detajet e fundit të një kontrate që do të jetë tre ose katëvjeçare. Andrea Pirlo shkarkohet pas vetëm një sezoni, duke u ngushëlluar me suksesin në Kupën e Italisë dhe sigurimin e pjesëmarrjes në Champions falë gafës së Napolit përballë Veronës. Si Interi, që u përpoq deri në momentin e fundit duke luajtur kartën “Marotta” për të bindur Allegrin, dhe Reali i Madridit, që shkarkuan Zidane, duhet të gjejnë alternativa të tjera për stolin. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi marrëveshjes nga klubi bardhezi, që sot organizon mbledhjen e aksionarëve. Allegri duhet të nisë që tani planifikimin e merkatos.

Nëse nuk ndodh ndonjë surprizë si në rastin e Sergio Conceicaso, Luciano Spalkletti do të jetë trajneri i ri i Napolit për sezonin e ardhshëm, pasi palët kanë arritur marrëveshjen dhe po sistemohen detajet e fundit para se të vijë zyrtarizimi.

Pas një sezoni të dështuar, që kulmoi me zbritjen në Serinë B, Parma ka nisur punën për t’u rikthyer shumë shpejt në elitën e futbollit italian dhe pasditen e sotme ka përzgjedhur edhe trajnerin të cilit do t’i besojë këtë mision.

Eintracht Frankfurti ka gjetur “timonierin” e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit kanë emëruar Oliver Glasner si trajnerin e ri i cili firmosi deri në vitin 2024 me klubin gjerman. 46-vjeçari është një njohje e vjetër në Bundesligë, pasi ka drejtuar më parë Wolfsburgun dhe Laskun në Austri, teksa do t’i besohet skuadra në vend të Adi Hutter i cili preferoi të shkonte te Borussia e M’Gladbachut. Eintracht këtë sezon ishte shumë pranë kualifikimit në Champions, por dështoi në 3 javët e fundit dhe në fund u kënaq me një vend në Europa League.

Mediat kanë lakuar emra të shumtë, por primar për Interin vijon të mbetet Simone Inzaghi, i cili ka arritur një marrëveshje për të rinovuar me Lazion, me një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button