RMV, pas blerjes së dy veturave nga autoritetet shëndetësore në vlerë prej 80 mijë euro, reagoi opozita shqiptare

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në kuadër të koalicionit opozitar kanë reaguar pas lajmit që dy drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësorë kanë blerë dy vetura në vlerë të përgjithshme 80 mijë euro, duke përkujtuar që shëndetësia, pacientët dhe punëtorët shëndetësor po zhvillojnë luftë të dyfishtë, transmeton Portalb.mk.

“Ministrat dhe drejtorët blejnë vetura luksoze, pacientët dhe punonjësit shëndetësor në kushte mizorie.  Funksionarët qeveritar dhe ata të sektorit të shëndetësisë tani kanë vendosur edhe ta shpërblejnë veten, për keqmenaxhimin me sistemin shëndetësor dhe pandeminë KOVID19”, deklarojnë nga opozita.

Ata përkujtojnë si drejtori Stevo Kërstevski dhe Faton Ahmeti do të furnizohen me dy vetura, derisa Qeveria miratoi vendimin për blerjen e 45 veturave të reja.

“Nga njëra anë ndodhet virusi KOVID19 dhe nga ana tjetër virusi më i keq, ai i keqmenaxhimit që pacientët i le të vdesin për ilaçe e kushte, ndërsa stafin shëndetësor të punojnë në shumë raste edhe pa vendime pune, pa sigurim shëndetësor dhe pa pagat që ata i meritojnë”, deklarojnë opozita në reagimin e tyre, duke krahasuar këtë Qeveri me qeverisjen e Nikolla Gruevskit në lidhje me veturat luksoze.

Ndryshe, së fundmi Fondi për sigurime shëndetësore u furnizua me dy automjete, për të cilat janë ndarë 82.600 euro, ose një automjet u ble me çmim prej 41.300 euro, ndërsa më 18 maj në seancën e 71-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Qeveria vendosi që të blejë 45 vetura përmes blerjes lizing me kohëzgjatje prej 36 muajve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button