Avokati i Popullit nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova në takim me kryeparlamentarin Xhaferi

Në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kryeparlamentari Talat Xhaferi priti Arinda Ballanca, Avokaten e Popullit nga Shqipëria, Naim Qelajn nga Kosova dhe Naser Ziberin nga Maqedonia e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Znj. Erinda Ballanca, Ombudsman i Republikës së Shqipërisë, pasi falënderoi për mikpritjen, nënvizoi se çdo ardhje e saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut i paraqet kënaqësi të madhe, duke pasur parasysh prejardhjen e saj nga Dibra. Ajo theksoi se për të është kënaqësi e madhe Ombudsmani të fitojë statusin “A” të institucionit nacional për të drejtat e njeriut sipas “Parimeve të Parisit”, që kanë të bëjnë me statusin dhe funksionimin e institucioneve nacionale për mbrojtje dhe avancim të të drejtave të njeriut”, raportojnë nga Kuvendi i RMV-së.

Avokatët vlerësuan që se bashkëpunimi ndërinstitucional është me interes të jashtëzakonshëm për progresin gjithëpërfshirës.

“Ai e theksoi rolin e rëndësishëm të pushtetit legjislativ në mbrojtjen e pavarësisë së Institucionit Avokat i Popullit. U fokusua edhe në çështjet që akoma presin zgjidhje, duke i përfshirë këtu edhe problemet me buxhetin dhe me mekanizmat mbikëqyrëse pamjaftueshëm të fuqishme”, deklaroi Qelaj.

Avokati Ziberi u shpreh i kënaqur nga bashkëpunimi ndërmjet Kuvendit dhe zyrës së Avokatit të Popullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button