RMV, Ministria fajësoi shkollat dhe komunat për moskryerjen e pagesës te arsimtarët për orët e tepërta

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka sqaruar që pagesat për mësimdhënësit që kanë kryer orë tepër janë mundësuar nga Ministria, por një gjë e tillë është bllokuar nga komunat dhe shkollat, transmeton Portalb.mk.

“U bëjnë thirrje qeverisjeve lokale dhe shkollave ta respektojnë Ligjin dhe t’i paguajnë kompensimet për punën jashtë orarit të mësimdhënësve. MASH rregullisht dhe në kohë i paguan bllok-dotacionet te vetëqeverisjet lokale, në përputhje me dinamikën me të cilën ata i dorëzojnë kërkesat”, deklarojnë nga MASH-i.

Në reagimin e tyre, Ministria përkujtoi edhe letrën e dërguar në muajin tetor deri te shkollat që të paguhen orët e tepërta të mësimdhënësve.

Ndryshe, Sindikata e Arsimit dhe Shkencës kërkoi që të respektohet Ligji dhe mësimdhënësve të cilët gjatë kohës së pandemisë kanë realizuar orë pune shtesë, t’ju paguhet, në të kundërtën në rast se nuk gjendet zgjidhje, atëherë viti shkollor në shumë shkolla nuk do të përfundoj, ndërsa në shenjë solidarizimi mund që në të gjitha shkollat fillore të mos kryhen punët administrative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button