RMV-ja ndër vendet e para në botë për të rinjtë e papunë, Burns: Gratë detyrohen të punojnë më shumë, për përfitimet e njëjta

“E impresionuar pozitivisht” tha ambasadorja e ShBA-ve Kejt Mari Barns për rininë e Maqedonisë së Veriut, pasi theksoi se ka takuar shumë prej tyre në disa qytete të vendit dhe se aftësitë komunikuese të të rinjve, vizioni dhe talenti i tyre ka qenë mbresëlënës për atë. Në panelin e organizuar nga Instituti për Lidership dhe Politika Publike të ftuar për të folur për të rinjtë ishin edhe Teuta Arifi, Abdylmenaf Bexheti, Abdush Demiri nën udhëheqjen e Pranvera Kasamit, shkruan Portalb.mk.

Pranvera Kasami, drejtoresha ekzekutive e Institutit për Lidership dhe Politika Publike
Pranvera Kasami, drejtoresha ekzekutive e Institutit për Lidership dhe Politika Publike

Moderatorja e panelit të diskutimit, Pranvera Kasami, tha se Maqedonia e Veriut është një prej vendeve me shkallën më të lartë të të rinjve të papunë në botë, sipas saj, alarmi është ndezur dhe duhet të ndërmerren masa në këtë drejtim.

“Ka shumë sfida të cilat na brengosin të gjithë neve, ne jetojmë në një kohë ku përballemi me një shkallë të lartë të papunësisë, fatkeqësisht, RMV-ja është një nga shtetet në botë me shkallën më të lartë të të rinjve të papunësuar, që është rreth 40%. Alarmi është ndezur, gjithashtu jemi në një periudhë ku rreth 1/3 të të rinjve të diplomuar në universitetet e RMV-së që emigrojnë për mundësi më të mira jashtë vendit” tha Pranvera Kasami, drejtoreshë ekzekutive e Institutit për Lidership dhe Politika Publike.

Ndërkaq, ambasadorja Kejt Mari Burns potencoi se një ndër prioritetet e ambasadës së ShBA-ve në vend është pikërisht rinia, sipas saj, rinia e RMV-së e ka energjinë dhe interes të lartë për të qenë pjesë e një të ardhme më të mirë për vendin.

Kejt Mari Burns, ambasadore e ShBA-ve në Maqedoninë e Veriut.
Kejt Mari Burns, ambasadore e ShBA-ve në Maqedoninë e Veriut.

“Tre prioritetet e ambasadës së ShBA-ve këtu në Maqedoninë e Veriut janë rinia, gratë dhe ndërmarrësia. Kam pasur disa mundësi të udhëtoj në vend, jo aq sa do të kisha dashur, por e kam shfrytëzuar secilën mundësi për të folur me të rinjtë në lidhje me vizionin dhe ëndrrat e tyre, dhe më duhet ta them se jam shumë e impresionuar me talentin, vizionin si dhe aftësitë komunikuese të të rinjve, energjinë dhe interesin e atyre për një të ardhme më të mirë” tha Kejt Mari Burns, ambasadore e ShBA-ve në Maqedoninë e Veriut.

Burns potencoi se sidomos vajzat e reja në vendin tonë përballen me sfida të mëdha, duke filluar që nga shkollimi deri në përfshirjen e tyre në tregun e punës, gjë që sipas saj, është dekurajuese për gratë e RMV-së.

“Kam takuar shumë vajza dhe gra, të cilat janë shumë të talentuara, por ka ende disa sfida me të cilat ata përballen, në shkollim, gratë detyrohen të punojnë më shumë në mënyrë që të përfitojnë nga mundësitë e njëjta, ata përballen me diskriminim, stereotipa që nga mosha e re, që është dekurajuese për ata dhe karrierën e tyre” tha Kejt Mari Burns.

Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.
Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, tha se vendi po përballet me një shkallë të lartë të papunësisë së të rinjve, ajo shtoi se edhe pse në Tetovë ka dy universitete, jo gjithmonë institucionet kanë kapacitet për t’i absorbuar të gjithë ata.

“Problemi në vendin tonë si dhe në vendet e rajonit është shkalla e lartë e papunësisë, që është një ndër sfidat me të cilat përballemi si shtet por edhe ne si autoritete lokale. Një ndër vlerat e rëndësishme të qytetit të Tetovës janë dy universitetet, çdo vit kemi numër të lartë të studentëve që përfundojnë studimet e tyre por jo gjithmonë institucionet e vendit kanë kapacitet absorbojë të gjithë ata” theksoi Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

Drejtori i Agjencisë për Punësim, Abdush Demiri, theksoi se një prej qëllimeve kryesore të tij dhe institucionit që drejton është ulja e papunësisë së të rinjve, për këtë, ai potencoi disa nga hapat që i ka ndërmarrë.

Abdush Demiri, drejtor i Agjencisë për Punësim.
Abdush Demiri, drejtor i Agjencisë për Punësim.

“Nga aspekti i institucionit që unë drejtoj, mund të them se një nga përparësitë kryesore në punën e Agjencisë së Punësimit të RMV- së është ulja e papunësisë së të rinjve dhe rritja e punësimit të të rinjve në mënyrë që ata të inkuadrohen sa më lehtë në tregun e punës. Kjo është arsyeja pse të rinjtë janë një nga grupet kryesore të fokusit në Planet Operative të Punësimit të zbatuara nga APRMV- ja, të cilat përmbajnë programe dhe masa aktive që çojnë në punësim të drejtpërdrejtë dhe masat që rrisin punësueshmërinë e të papunëve” tha Abdush Demiri, drejtor i Agjencisë për Punësim.

Disa nga masat që janë ndërmarrë në këtë drejtim sipas Demirit janë trajnime për të rinjë në fushën e IT, trajnime gjatë punës për një punëdhënës të njohur, trajnimet për kualifikime profesionale sipas kërkesës së punëdhënësve, trajnimet e profesioneve të kërkuara, trajnimet për shoferë të kategorisë C dhe D, masa e vetëpunësimit, programit mbështetës për krijimin e vendeve të reja të punës.

Abdylmenaf Bexheti foli për rëndësinë e digjitalizimit të procesit arsimor dhe rrezikun potencial nga mos pasja e aftësive digjitale

Duke cituar raportin e Forumit Botëror Ekonomik, Bexheti potencoi se 10 vite nga tani e ardhmja e tregut të punës do të jetë ndryshe tërësisht, ai shtoi se 90% e punëve në dekadën e ardhshme do të kërkojnë aftësi digjitale.

Abdylmenaf Bexheti, rektor në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL).
Abdylmenaf Bexheti, rektor në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL).

“Në raportin e fundit të Forumit Botëror Ekonomik, e ardhmja e tregut të punës në Maqedoninë e Veriut, parashikimet janë se në dhjetë vitet e ardhshme tregu do të jetë tërësisht ndryshe ngaqë është tani. Deri në 50% të punëve do të bë automatizohen dhe 90% prej tyre do të kërkojnë aftësi digjitale” tha Abdylmenaf Bexheti, rektor në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL).

Sipas tij, qasja e disa grupacioneve kundër digjitalizimit është shumë e gabueshme, për shkak se siç thonë analizat ekonomike, aftësitë digjitale janë të pashmangshme dhe komponenti kryesor i cili do të kërkohet nga punëdhënësit.

“Ne shohim që sot ende ka njerëz që janë kundër digjitalizimit, kjo është shumë gabim, nuk janë shumicë por kjo flet shumë. Kjo analizë thotë se kërkesat e punëdhënësve do të jenë për punëdhënësit të kenë aftësi teknologjike si dhe në biznes, shëndetësi, teknologji dhe ekologji. Pyetja është, a është RMV-ja e përgatitur për këto sfida? Fatkeqësisht momentalisht nuk mund të themi se është, ne në arsim të lartë mundohemi të bëjmë disa reforma në këtë drejtim, por është shumë e vështirë” shtoi Bexheti.

Ndryshe, ky panel i diskutimit u organizua në kuadër të projektit për gratë sipërmarrëse, i cili mbështetet nga ambasada e Amerikës në Shkup, ndërkaq implementohet nga Instituti për Lidership dhe Politika Publike, udhëheqësja e projektit, Pranvera Kasami, potencoi se projekti ka tejkaluar pritshmëritë e tyre duke informuar se rreth 50 gra të profileve të ndryshme janë trajnuar në mënyrë që të jenë sa më konkurruese në tregun e punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button