Presidenti Pendarovski në audiencë te Papa Françesku

Presidenti Stevo Pendarovski, i cili po qëndron në vizitë në Republikën e Italisë dhe në Selinë e Shenjtë, me rastin e manifestimit “Maqedonia në nder të Shën Kirilit”, sot zhvilloi audiencë te kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françeskun, transmeton Portalb.mk.

Në takim, siç informuan nga kabineti i presidentit, u theksuan raportet e shkëlqyera bilaterale mes Maqedonisë së veriut dhe Selisë së Shenjtë, të cilat bazohen në lidhjet e thella historike, ndarjen e vlerave shpirtërore dhe kulturore dhe traditave.

Stevo Pendarovski, Papa Françesku

“Presidenti Pendarovski e riafirmoi interesim për thellimin e raporteve me Selinë e Shenjtë, në të gjitha sferat e interesit të përbashkët dhe e theksoi rëndësinë e komunitetit katolik në Maqedoninë e Veriut dhe kontributin e tij në shoqërinë tonë. Presidenti Pendarovski theksoi edhe rëndësinë që shteti ynë i jep promovimit të dialogut ndërfetar dhe respektimit të lirive fetare”, thuhet në kumtesë.

Pas audiencës te Papa Françesku, Pendarovski realizoi takim me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button