Nga seanca e ardhshme, deputetët e RMV-së do të kthehen në seancën e zakonshme të Kuvendit

Duke pasur parasysh se deputetët dhe nëpunësit e Kuvendit janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës, planet janë që nga seanca e ardhshme të jetë në sallën e zakonshme, informoi sot kryeparlamentare, Talat Xhaferi në takimin me gazetarët, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, para se kjo të ndodhë, do të presin edhe mendim nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

“Ajo sallë do të hapej edhe për gazetarët, por gjithçka varet nga ajo se cili do të jetë qëndrimi i komisionit shtetëror shëndetësor”, tha Xhaferi.

Deputetët nga 4 gushti i vitit të kaluar seancat i mbajnë në sallën e Kristaltë, në pajtueshmëri me protokollet shëndetësore për mbrojtje nga përhapje e Covid – 19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button