Plaçkitet Hamsik!

Ylli i Napolit, Marek Hamsik është plaçkitur dje pas ndeshjes që Napoli barazoj me Sampdorian. Ylli sllovak nën kërcënimin e revoles është plakçkitur nga 2 persona pak minuta pasi u fut në makinë me gruan e tij për të marrë udhë drejt banesës së tij.

Dy persona i kanë thyer xhamin e veturës duke i marrë orën nga dora nën kërcënimin e armës. Dy kriminelët thuhet se kanë ikur me dy motoçikleta në drejtim të panjohur.

Ky është rasti i tretë që ndodhë pikërisht te futbollistët e Napolit pasi më parë ishte plaçkitur edhe Valon Behrami e Edinson Cavani.

Lajme të ngjashme

Back to top button