SAShK: Viti shkollor nuk do të përfundojë nëse mësimdhënësve nuk iu paguhen mjetet shtesë

Sindikata e Arsimit dhe Shkencës kërkoi që të respektohet Ligji dhe mësimdhënësve të cilët gjatë kohës së pandemisë kanë realizuar orë pune shtesë, t’ju paguhet, në të kundërtën në rast se nuk gjendet zgjidhje, atëherë viti shkollor në shumë shkolla nuk do të përfundoj, ndërsa në shenjë solidarizimi mund që në të gjitha shkollat fillore të mos kryhen punët administrative, transmeton Portalb.mk.

“Sipas atij protokolli dhe atij plani për punë të gjitha paralelet që kanë numër më të madh të fëmijëve ndahen në dy grupe, që nënkupton se paralelet nuk mund të kenë më shumë se 15 fëmijë. Me ndarjen në dy grupe shtohet edhe puna e mësimdhënësit. Institucionet e sistemit nuk e njohin rritjen e punës së mësimdhënësve dhe injorojnë pagesën shtesë. Ministria e Arsimit i ka lëshuar mjetet shtesë për këtë çështje, por kjo ka hasur në vesh të shurdhër nga komunat dhe shkollat”, deklaroi kryetari i Sindikatës Jakim Nedellkovski, i cili kërkon që të respektohet ligji dhe mësimdhënësve t’ju paguhen mjetet shtesë.

Ky reagim është nxitur si pasojë e mos-pagesës së mjeteve për punën shtesë gjatë pandemisë, për punonjësit e arsimit në shkollat fillore dhe të mesme.

“Me të vërtetë më vjen keq për këto inspektorë të punës të cilët duhet të konstatojnë situata sipas ligjit, por ato me siguri janë të detyruar të bëjnë proces verbale që nuk kanë të bëjnë me fotografinë reale. Dhe në këtë mënyre bie morali bie krenaria dhe kredibiliteti edhe tek qytetarët dhe vetë institucionet”, tha Nedellkovski.

Nga ana tjetër edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kanë bërë të njëjtën thirrje, që puna dhe përkushtimi i mësuesve duhet vlerësuar dhe respektuar, dhe se vetëqeverisjet lokale dhe shkollat të respektojnë Ligjin dhe mësuesve t’ua paguajnë shtesat për punë jashtë orarit.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht dhe në kohë paguan bllok dotacionet për vetëqeverisjet lokale, në përputhje me dinamikën me të cilën ata paraqesin kërkesat. Gjithashtu, në tetor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës u dërgoi letër të gjitha shkollave duke i kujtuar për detyrimet ligjore që mësuesve të cilët kryejnë detyra pune më shumë sesa koha e plotë duhet t’u paguhet ndihma e punës jashtë orarit, për të cilën sigurohen fonde”, informuan nga MASh-i.

Ata shpjegojnë se përveç se u kan bërë thirrje të përsëritura komunave që të respektojnë ligjin dhe të paguajnë shtesat, kanë dhënë edhe udhëzime të hollësishme për veprim për secilën shkollë dhe komunë që kanë adresuar kërkesë për sqarim se si të veprojnë në lidhje me llogaritjen e pagave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button