SÇE i digjitalizoi shërbimet drejt sektorit civil

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov sot mori pjesë në prezantimin e vendosjes së mënyrës elektronike të regjistrimit të projekteve në Sekretariatin për Çështje Evropiane.

Shërbimi është përpunuar në kuadër të projektit “Digjitalizim në sektorin publik në Maqedoninë e Veriut për funksionim të pandërprerë” financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetje të Ambasadës së Britanisë në Shkup, e zbatuar nga Qendra për menaxhim me ndryshime, në bashkëpunim me SÇE.

Zëvendëskryeministri Dimitrov potencoi përfitimet nga vendosja e këtij shërbimi elektronik si pjesë e procesit të digjitalizimit që është nevojë e pashmangshme për sigurimin e shërbimeve cilësore drejt qytetarëve.

“Regjistrimi i projekteve të financuar me të holla të pakthyeshme nga donator të huaj është e rëndësisë së veçantë sepse është shërbim i vetëm i SÇE-së e paraparë para se gjithash për sektorin civil, por edhe për shfrytëzues tjerë. Me vendosjen e mënyrës elektronike për regjistrimin e projekteve fillojmë me një tregim të suksesshëm digjital që do të sigurojë qasje më të shpejtë në procesin në përgjithësi, do të sigurojmë efikasitet më të madh në dhënien e shërbimeve publike, menaxhim të suksesshëm të ndikimit të faktorit njerëzor dhe tejkalimin e ngecjes, si dhe problemet me memorien institucionale”, tha Dimitrov.

Ai njoftoi se faza e ardhshme në procesin e zhvillimit të qasjes digjitale për regjistrimin e projekteve në SÇE është i lidhur me këtë shërbim elektronik me sistemin e Drejtorisë së ardhurave publike me çka në mënyrë shtesë ulet kohëzgjatja e procedurës në përgjithësi për lirim nga pagesa e tatimeve. Digjitalizimi i procesit do të kontribuojë edhe në ndjekjen më cilësore të përmbushjes së prioriteteve strategjike të vendit në aspekt të BE agjendës sonë, si dhe planifikim më të mirë dhe koordinim të ndihmës së huaj. Ai theksoi se në vijim është përgatitja e platformës NPAA për menaxhim me procesin e negociatave me çka do të azhurnohen bazat ekzistuese dhe do të zhvillohen funksionalitete të reja dhe sisteme të ndërvepruese.

Në ngjarjen fjalën e tyre kishin edhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Rejçel Galovej, drejtoresha ekzekutive e Qendrës për menaxhim me ndryshime, Neda Maleska Saçmaroska dhe profesori, Goce Armenski dhe mbështetjen dhe ekspertizën e të cilit në bashkëpunim me SÇE u zhvillua ky shërbim elektronik që tani më është në funksion për të gjithë shfrytëzuesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button