Inspektorati shqiptoi gjoba për dhjetë deponi të paligjshme në Strumicë dhe Kumanovë

Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor, zhvilloi kontrolle në Strumicë dhe Kumanovë dhe zbuloi dhjetë deponi të paligjshme, pas së cilës gjobiti qytetarët që i krijuan të njëjtat dhe i obligoi t’i pastrojnë, përcjellë Portalb.mk.

Bëhet fjalë për tokë private në të cilën ata kanë mbledhur mbeturina hekuri nga pajisjet elektrike dhe elektronike.

“Në Strumicë, është zbatuar aksion gjithëpërfshirës në tetë lokacione nga ana e inspektorit shtetëror për mjedis jetësor, inspektori i krimit ekonomik nga MPB, inspektori komunal dhe inspektori i autorizuar për mjedis jetësor në Komunën e Strumicës dhe pas verifikimit  të grumbullimit, ruajtjes dhe përzgjedhjes së paligjshme të mbeturinave në tokë private, janë shqiptuar sanksione të përkatëse. Në Kumanovë, mbikëqyrja është kryer nga ana e inspektorit shtetëror dhe i autorizuar komunal dhe janë gjobitur dy persona fizikë”, thonë nga Inspektorati Shtetëror.

Nga ky institucion njoftojnë se aksionet e tilla do të vazhdojnë në të gjitha komunat ku me mbeturinat veproet në mënyrë të paligjshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button