Melburni shpalli karantinë shtatë-ditore për shkak të përhapjes së shpejtë të llojit indian të koronavirusit

Shteti i dytë më i populluar në Australi, Viktoria, do të hyjë në karantinë shtatë-ditore duke filluar nga sot, me qëllim për të parandaluar përhapjen e shpejtë të koronavirusit në kryeqytetin Melburn, transmeton Portalb.mk.

Dihet që në të gjithë vendin ka 26 raste aktive të koronavirusit, nga të cilat 11 të reja, të transmetuara lokalisht në 24 orët e fundit. Autoritetet identifikuan më shumë se 10,000 kontakte primare dhe sekondare në lidhje me përhapjen e fundit, si dhe 150 vende ku kishte grupe të mëdha njerëzish, të tilla si stadiumet.

“Ekspertët e shëndetit janë shumë të shqetësuar për atë se sa shpejt po përhapet varianti indian. Gjithashtu, vaksinimi po zhvillohet më ngadalë se sa pritej. Nëse do të ishin vaksinuar më shumë njerëz, ndoshta do të përballeshim me rrethana të ndryshme. Për fat të keq, nuk janë”, tha Kryeministri i Viktorias, James Merlino.

Sipas masave të reja, të gjitha dyqanet jo-thelbësore do të mbyllen, kurse njerëzit nga shtëpitë mund të dalin vetëm për gjërat e nevojshme. Grupimet janë të ndaluara, ndërsa udhëtimet janë të kufizuara në pesë kilometra nga shtëpia. Është futur gjithashtu mbajtja e detyrueshme e maskës.

Kjo është hera e katërt që Viktoria dhe Melburni shpallin karantinë që nga fillimi i pandemisë, gjatë së cilës, karantina më e gjatë ishte 112 ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button