Presidenti Pendarovski zhvilloi takime me homologun italian Matarella, u theksua nevoja për zhbllokimin e procesit eurointegrues

Në kryeqytetin italian, në kuadër të vizitës dyditore, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski zhvilloi takim me homologun e tij Italian, Serxho Materella, ku u vlerësua që të dy vendet kanë raporte të mira miqësore, transmeton Portalb.mk.
“Në takim, të dy presidentët biseduan për raportet bilaterlae ndërmjet RMV-së dhe Italisë, duke theksuar që të dy vendet kanë raporte miqësore tradicionale, me shkallë të lartë të mirëkuptimit dhe besimit”, raportojnë nga Presidenca e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar nevojën për përforcimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik.
Presidenti Pendarovski falënderoi shtetin italian për mbështetjen e vazhdueshme dhe të parezervë të Italisë në raport me eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut.
“”Integrimi i Maqedonisë Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian në inters të zhvillimit dhe sigurisë rajonale, duke theksuar se është e patjetërsueshme sa më shpejtë mbajtja e konferencës së parë ndërkombëtare ndërmjet BE-së dhe RMV-së”, deklaroi Presidenca.