Opozita akuzoi për korrupsion në REK “Manastir”, përmendet edhe personi Vice N., palët e akuzuara përgënjeshtruan pretendimet

VMRO – DPMNE akuzon për rast të korrupsionit të lartë në lidhje me një tender për nxjerrjen e qymyrit në REK “Manastir”, i cili është denoncuar në MPB, por për të cilin ende nuk janë ndërmarrë masa. Sipas partisë opozitare, historia ka filluar në vitin 2018, kur pronarëve të kompanisë nga Manastiri “Rubiton”, e cila ka fituar tender për nxjerrjen e qymyrit, iu është drejtuar drejtori i REK, Vasko Kovaçevski, duke kërkuar prej tyre që të tërhiqen nga tenderi për kompaninë “CV invest”, transmeton Portalb.mk.

Pasi kjo kërkesë është refuzuar, sepse siç kanë sqaruar nga “Rubiton”,  kjo ka qenë e pamundur ligjërisht, Kovaçevski, siç tha sot lideri i VMRO – DPMNE-së, ka ofruar mundësi tjetër – të paguajnë 250 000 euro para të gatshme, që të mund të vazhdojnë pa pengesa të kryejnë punën sipas marrëveshjes së vërtetuar me tenderin e fituar. Nëse pronarët e “Rubiton” nuk dëshironin t’ia jepnin atij këtë shumë, atëherë kanë propozuar t’i dërgojnë në Strumicë te personi Vice N.

Kjo thuhej në dokumentet që i prezantoi Hristijan Mickoski, për të cilat ai pretendon se janë marrë nga Reparti për Zbulim të krimit të organizuar dhe serion në Byronë për Siguri Publike.

Facsimile nga informimi i Prokurorisë nga BSP që e prezantoi VMRO – DPMNE

Takimi me Vice N është caktuar por, nuk është mbajtur. Në kthim drejt Manastirit, siç thuhet në shënimet e policisë, pronarët e “Rubiton” kanë marrë thirrje në Viber nga Vice N, i cili u ka theksuar se një person tjetër, Goran Krstev, do ta kryejë punën në vend të tij. Të hollat nuk janë dhënë, ndërsa pronarëve të “Rubiton” u kanë ardhur porosi në Viber nga Vice N në të cilat thuhet: “Do ta vazhdosh punën tënde, ne tonën dhe do të shohim ku do të arrijë”. Prej atëherë, siç thuhet në dokumentet e prezantuara sot, kanë filluar problemet e “Rubiton” në REK “Manastiri” që në fund ka sjellë deri në ndërprerjen e marrëveshjes dhe dëm prej rreth gjysmë milion euro.

Rasti është denoncuar në BSP dhe është dorëzuar njoftim i cili më 27 shkurt 2020, në kohën e Qeverisë teknike ku kanë marrë pjesë edhe VMRO – DPMNE, është dërguar në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por, siç thonë nga partia opozitare, edhe këtu është paraqitur problem serioz – ekzistojnë dy versione të informimi. Në të parën qëndron pjesa me Vice N, ndërsa në të dytën nuk është Vice N.

dokument

Kjo sipas Mickoskit, është bërë pas intervenimit të numrit dy të atëhershëm të Repartit për zbulim të krimit të organizuar dhe serioz, Laze Velkovski.

Pas kësaj ka reaguar vëllai i kryeministrit, Zoran Zaev, biznesmeni Vice Zaev, i cili tha se akuzat e Mickoskit nuk kanë lidhje me realitetin, se bëhet fjalë për gënjeshtër, trillim dhe krijim në mendjen e njeriut që është i obsesionuar me të.

“Duket qartë se Mickoski mendon se me atë që do të bëjë konstruksione për njollosjen time do t’i thonë se është politikan i ngritur. Nëse ndonjë njeri ka komplekse, nëse është i obsesionuar me mua, nuk mundet ajo të jetë problemi im. Nuk ka asnjë të vërtetë në këtë që e flet Mickoski, sepse fshihet pas brifingjeve, ka frikë nga padia. Nëse briferi Mickoski do të kishte ndonjë dëshmi do ta paraqiste, por nuk ka. Edhe vetë thotë kanë kërkuar takim, ndërsa nuk ka ndodhur”, tha Zaev në deklaratë për Fokus.

Me reagim kanë dalë edhe nga SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut dhe REK “Manastir”, të cilët kanë përgënjeshtruar ashpër pretendimet për skandal në lidhje me nxjerrjen e qymyrit.

Prej këtu kanë thënë se, bëhet fjalë për akuzat e njëjta që i kanë përgënjeshtruar edhe në vitin 2019 dhe 2020.

“Marrëveshja me kompaninë Rubiton e cila gërmonte dhe në minierën Suvodol, është ndërprerë nga ana e REK Manastir më 7.11.2018 për arsye se Rubiton nuk e kryente gërmimin me dinamikë dhe sasi të parashikuara në marrëveshje, për çka ekzistojnë procesverbale dhe dokumente të tjera relevante nga shërbimet profesioniste të REK Manastir. Me qëllim që të sigurohet nxjerrja në kohë e qymyrit për sezonin e ngrohjes e cila ishte në rrjedh, është vepruar drejt ndërprerjes së kontratës dhe janë thirrur të gjithë 4 operatorët e tjerë ekonomik të dorëzojnë oferta urgjente për vazhdimin e gërmimit. Ishin thirrur Granit, Mashinokop, GP Pelister dhe SV Invest. Thirrjes iu përgjigjen Granit dhe SV Invest, të cilët i plotësonin tërësisht kriteret e parashikuara me ligj për këtë furnizim publik. Ishte zbatuar ofertë e drejtpërdrejtë mes dy operatorëve të paraqitur, me çka çmim më të ulët ka ofruar CV Invest, përkatësisht u arrit çmimi i njëjtë sipas të cilit kryhej gërmimi edhe deri atëherë nga ana e kompanisë të cilës iu ndërpre marrëveshje për shkak të mos përmbushjes së detyrimeve”, thuhet në reagimin e tyre

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button