fbpx

Abdixhiku: Pa SHBA-në as që duhet të ketë dialog me Serbinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë patjetër pjesë e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai në një konferencë para mediave pas përfundimit të takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se kanë biseduar për dialogun, ku LDK-ja i ka dorëzuar Qeverisë një ofertë me parime që duhet të zbatohen në këtë proces, njofton Klan Kosova.

“Amerika duhet të jetë patjetër e përfshirë dhe të jetë pjesë e procesit të dialogut. E pakontestueshme është përfshirja e SHBA-së në këtë proces. Nuk duhet të ketë dialog domosshmërisht pa përfshirjen e SHBA-së”.

Abdixhiku ka thënë se ka vërejtur ndryshime në qëndrimet e Kurtit që kishte më herët, duke përfshirë edhe qëndrimin për masën e reciprocitetit.

“Vërejta se kryeministri jo vetëm për çështjen e reciprocitetit por edhe për shumë tema të tjera që i ka pasur si kauzë ka ndryshuar pozicion në dialog, por tani është koha e tij të dëshmoj vetën dhe Kosovën në këtë përfaqësim. Janë pozicionet e reciprocitetit, kërkim faljes dhe dialogut të brendshëm para dialogut të jashtëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button