RMV, prej sot fillon pagesa në faza e pensioneve për muajin maj

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njoftoi se në zhvillim e sipër është pagesa e pensioneve të muajit maj, e cila do të paguhet në faza dhe paraprakisht, me qëllim që të sigurojë mbrojtje më të madhe për pensionistët në kushte rreziku të kovid-19, transmeton Portalb.mk.

Tërheqja e pensioneve përmes filialeve të bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela, do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë (shumës) së pensionit, edhe atë:

  • Për pensionet deri në 11,000 denarë, pagesa do kryhet sot më 26 maj, e mërkurë
  • Për pesionet nga 11,001-14,000 denarë pagesa do të kryhet nesër, më 27 maj
  • Për pensionet midis 14,001 dhe 18,000 denarë pagesa  do të kryhet më 28 maj
  • Kurse për pensionet mbi 18,000 denarë do të lëshohen të hënën, më 31 maj

Nga MPPS njoftuan se pensionistët që përdorin kartelë pagesore me pensionin, mund të kenë qasje nga sot, 26 maj, duke u tërhequr nga ndonjë bankomat, dhe fondet mund t’i shfrytëzojnë për pagesa në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.

Nga kjo Ministri, theksojnë se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi i pensioneve është stabil dhe funksional dhe u bën thirrje pensionistëve që t’i përmbahen orarit të pagesave, me qëllim që të zvogëlojë mbingarkesën përpara bankave dhe shanset për rrezikim të shëndetit të tyre, si dhe për detyrimin e mbajtjes së maskës mbrojtëse dhe mbajtjen e distancës para dhe brenda bankave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button