Gjykatësja Dobrilla Kacarska është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Gjykatësja Dobrilla Kacarska është kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese. Ajo është zgjedhur me shumicë prej dy të tretave, prej nëntë gjykatësve, njofton Portalb.mk.

Kacarska është e njohur në opinion për lëndën “Tanku”, ku miratoi aktgjykim për Nikolla Gruevskin, Gordana Jankullovskën dhe Gjoko Popovskin, për furnizimin e Mercedesit të blinduar, a gjithashtu ka miratuar edhe aktgjykim për rastin e “27 prillit”.

Kacarska vjen pasi i ka mbaruar mandati kryetarit të deritanishëm, SaliMurati dhe ka mandat prej tre vjetëve, pa mundësi për t’u rizgjedhur.

Njëkohësisht, më 1 qershor këtyre tre gjykatësve u mbaron mandati nëntëvjeçar si gjykatës kushtetues. Bashkë me kryetarin, në Gjykatën Kushtetuese ka nëntë gjykatës kështu që në “lojë” për kryetar ishin gjykatësit Naser Ajdari, Jovan Josifovski, mandati i të cilit i skadon në dhjetor, Osman Kadriu, Darko Kostadinovski dhe Vangelina Markudova, mandati i të cilës është nga fundi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button