Në Shkup do të zhvillohet pesë herë spërkatje kundër mushkonjave, nëse duhet do të ketë dezinsektim shtesë

Qyteti i Shkupit ka spërkatur dy herë kundër larvave të mushkonjave dhe një herë kundër formave të mushkonjave të rritura, kurse të premten do të kryhet dezinfektimi i rrugëve. Gjithsej sipas programit, në Shkup, me avion do të bëhet katër herë spërkatje kundër formave të rritura të mushkonjave. Autoritetet e qytetit thonë se dezinfektimi ka filluar në kohën e parashikuar, transmeton Portalb.mk.

“Deri në fund të shtatorit, kemi edhe katër spërkatje kundër mushkonjave, si nga ajri ashtu edhe nga toka. Nëse është e nevojshme, do të bëhet spërkatje shtesë”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Vitin e kaluar në Shkup kishte shumë mushkonja, dhe pas katër spërkatjeve ajrore të një pas-njëshme ajrore, pas reagimeve të qytetarëve në fund të gushtit, qyteti u detyrua të bënte spërkatje të pestë të jashtëzakonshme.

Spërkatja kundër mushkonjave, si edhe vitin e kaluar, do të kryhet nga kompanitë “PRIMATEX Branka DOOEL eksport-import Shkup” dhe “AEROCLUB SKOPJE DOO Çuçer Sandevë“. Ata fituan tenderin e Qytetit të Shkupit për spërkatjen e mushkonjave për vitin 2020 dhe 2021 për 1,1 milion euro. Kompania e parë sipas marrëveshjes duhet të marrë 34.891.280 denar për prokurimin e pajisjeve për zhdukjen e mushkonjave dhe larvave, ndërsa kompania e dytë, sipas marrëveshjes, duhet të marrë 32.399.850 për “aplikimin e avionëve të mjeteve të lartpërmendura”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button