Fjalët përfundimtare në rastin “Tortura”, pala mbrojtëse: Mijallkov nuk ka nxitur torturë gjatë arrestimit të Boshkovskit

Avokati në rastin “Tortura” Lupço Shvrgovski në fjalët përfundimtare për këtë rast, i cili është para vendimit, tha se nuk ka nxitje nga i akuzuari Sasho Mijallkov për torturë, veprim jonjerëzor dhe të ashpër gjatë arrestimit të Lube Boshkovskit, ndërsa nuk ka as dëshmi nga prokuroria, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, nuk ekziston dëshmi se Mijallkov se është dëgjuar dhe kontaktuar me alfat, ndërsa bisedat e përgjuara të publikuara janë shprehje e kënaqësisë pas aksionit të zbatuar me sukses kundër Boshkovskit, i cili është kapur në vepër se si merr para të paparaqitura.

Boshkovski ka provokuar pjesëtarët e akuzuar të alfave me atë që 100 mijë eurot i ka hedhur dhe është nisur të ikë, tha mbrojtja e Mijallkovit.

Avokati në vazhdim tha se, pretendimet e Boshkovskit para gjykatës se ka përjetuar vuajtje shpirtërore dhe dhimbje, nuk përputhet me raportin e personave profesional nga kontrollet e tij. Avokati tha se nëse ka pasur vërtetë lëndime fizike nga arrestimi, do t’i paraqes te kompetentët, ndërsa nuk e ka bërë

“Ankthi dhe depresioni i Boshkovskit është se është kapur në vepër si merr para të paligjshme një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, më 06.06.2011, ndërsa jo nga veprimi torturues dhe i ashpër gjatë arrestimit”, tha Shvrgovski.

Më pas ka vazhduar me kundër dëshmi, siç tha se në incizimet nuk shihet as se i kanë drejtuar armë në fytyrë dhe as nuk lëvizin buzët e tyre, me çka dëshironte t’i demantojë pretendimet e Boshkovskit se kur e kanë arrestuar është shtrirë në tokë dhe e kanë ngjitur për tualeti dhe i kanë thënë “përshëndetja e Mijallkovit”, dënimit me burg që do ta marrë.

Përkundër dëshmive të Lape se Lube nuk ka rezistuar aspak gjatë arrestimit atë ditë para restorantit “Vodenica” në Shkup, që është parë edhe nëpër TV incizime, Shvrgovski tha se si duket shohin incizime të ndryshme me prokurorin, sepse Boshkovski, gjatë gjithë kohës ka rezistuar, ndërsa alfat kanë vepruar sipas rregullave për arrestim gjatë rezistimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button