UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit

UEFA ka vendosur të marr masa disiplinore kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit për pjesëmarrjen në krijimin e Superligës, shkruan Telegrafi.

Dy klubet e mëdha spanjolle Real Madrid dhe Barcelona, së bashku me Juventusin janë tre klubet e vetme që ende nuk janë distancuar nga Superliga, gjë që e kanë bërë nëntë anëtarët e tjerë që ishin bashkëthemelues.

Në një deklaratë të martën, UEFA konfirmoi se kanë ndërmarrë veprime kundër tre klubeve.

“Pas një hetimi të kryer nga Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s në lidhje me të ashtuquajturin projekt”Super League”, janë hapur procedurat disiplinore kundër Real Madrid CF, FC Barcelona dhe Juventus FC për shkelje të mundshme të Kuadri ligjor të UEFA-s”, thuhet një njoftim.

UEFA ka shtuar se informacione të mëtejshme do të vihen në dispozicion në kohën e duhur në lidhje me dënimet që mund t’i marrin këto klube.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button